close
Sport

LIGA E PARË- DERBI NË GOSTIVAR, TAKOHEN RENOVA – PELISTERI

CA0FFDE1-A636-427C-A972-352231AED05C

BUJAR ISLAMI: PËR NE KJO DO TË JETË NDESHJA E VITIT


Të dielën në program janë pesë ndeshje të javës së nëntë  në Ligën e Parë të futbollit vendor. Sipas rëndësisë dhe situatës aktuale në renditjen e tabelës ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në  Gostivar, mes Renovës dhe Pelisterit. Ekipi nga Xhepçshti ky takim do të jetë i vështir në aspektin psiqik. Por trajneri, Bujar Islami përkundër vështërsive shprehet optimist.

“Kështu që ekipin e Pelisterit këto ditë e kemi analizua jashtëzakonisht mirë, Domethënë të gjitha momentet e lojës të Pelisterit anët pozitive dhe anët negative. Dhe presim që gjithë këtë punë të bërë këto ditë ta implementojmë në fushë dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Domethënë  imperitaiv e kemi fitoren. Na duhen këto pike. Për ne kjo do të jetë ndeshja e vitit” deklaroi trajneri Bujar Islami.

 

Struga Trim Lum në cilësinë e vendasit kundër Bellasicës alternative të vetme ka   fitoren dhe arkëtimin e tre pikëve. Ndërsa në Strumicë, Akademia Pandev  është nikoqire FC Shkupi. Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për dy skuadrat, për vendasit  që të ikin nga zona e vështirë, ndërsa për Shkupin që të mbajë hapin për kreun e tabelës. Në dy takimet tjera Boreci në Veles është nikoqire e Makedonija Gj.P, ndërsa Sileksi në Kratovë takohet me Rabotniçkin. Të gjitha ndeshjet luhen të dielën me fillim në orën 14:30.

 

LIGA E PARË, JAVA E IX-të,

E diel, me fillim në orën 14:30:

 

Renova – Pelisteri

Boreci – Makedonija GJ.P

Struga TL – Bellasica

Akasemia Pandev – FC Shkupi

Sileksi – Rabotniçki

Vardari – Shkëndija (luhet sot) /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia