close
Sport

LIGA E PARË: EFIKASITET I LARTË NË JAVËN E 18-të

IMG_8441

Vardari kampion vjeshtor, Shkëndija e dyta


Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafire me 22 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 18-të në ligën e parë të futbollit vendor. Në stadiumin e qyetit në Tetovë, Renova me përmbysje mundi Rabotniçkin 4-3 me golat që i shënuan Gafuri nga penaltia, Ademi, Miovski dhe Selmani për Renovën, ndërsa Markoviq dhe Petkovski dy gola ishin autor të golave për Rabotniçkin.

“Të them të drejtën pas një pjese të parë me një lojë mesatare dhe të zbehtë ndoshta rëndësia e lojës e bëri të veten ku futbollistët u futën në ndeshje me kushtin e fitores. Ajo ndoshta ndikoi në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Nga dëshira e madhe që të barazohet rezultati arritën nga disa gabime të pranojmë edhe golin e tretë. U detyruam të bëjmë disa ndërrime taktike në pjesën e dytë që ndoshta u treguam të sukseshme dhe ishim shumë, shumë më ofansivë dhe më konkretë ku mendoj se me meritë arritëm të përbysim rezultatin” -deklaroi Bujar Islami trajner i KF Renova.

Derbi në Shkup mes Vardarit dhe Shkëndijës përfundoi me barazim 2-2, Shkupi pësoi disfatë në Çair 2-3 nga Makedonija Gj.P, ndërsa Struga Trim Lum dhe Boreci lujatën 1-1. Dje Sileksi mundi Akademija Pandevin 3-1. Kampion vjeshtor është Vardari me 36 pikë para Shkëndijës që ka 28 pikë.

Pjesa pranverore e kampionatit do të fillojë më 16 shkurt 2020 me ndeshjet e javës së 19-të. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia