BARAZOJNË SHKËNDIJA E RENOVA, HUMBË STRUGA TL
Dy fitore të skuadrave vendase dhe tre barazime, 9 gola të shënuar dhe dy kartonë të kuqë është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot të javës së tetë në Ligën e Parë të futbollit vendor.
Shkëndija e Tetovë edhe pas javës së tetë mbetet në krye të renditjes pasi sot në stadiumin e qytetit luajti 1-1 me ekipin e Sileksit. Shkëndija kaloi në epërsi me golin e Besart Ibraimit në minutën e 25-të, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 44-të me golin e Stefan Gjuriqit. Mysafirët nga minuta e 57 luajtën me një futbollist më pakë pasi që referi Konstatin Vllaho ndëshkoi me kartonë të kuq Kostovski e Sileksit pas një ndërhyrje brutale ndaj Nafiut.
Në Çair ekipi i Shkupit shënoi fitore të sigurt 3-0 kundër Borecit. Autor të golave për vendasit ishin Dembo Darboe shënoi dy golat e parë, ndërsa fitoren e “pëllumbave” nga Çairi e vulosi Ilirid Ademi në minutën e 84-të Renova edhe pse në pjesën e dytë luajti me një futbollist më tepër pas kartonë të kuq të Milushevit arriti të fiton vetëm një pikë kundër Bellasicës . Aurtor I golit për vendasit ishte Milushev, ndërsa Jasharavski barazoi në minutën e fundit të ndeshjes.
Rabotniçki dhe Akademia Pandev në Maxhari barazuan pa gola, ndërsa Makedonija GJ.P si vendas me rezultatin 2:0 mundi Struga Trim Lum.
Ndeshja Pelisteri – Vardari luhet të dielën. Pas javës së tetë tabelën e kryeson Shkëndija me 18 poikë e ndjekur nga Shkupi dhe Makedonija Gj.P që kanë nga 16 pikë.
Rezulatet e javës së tetë:
Shkëndija – Sileksi 1-1
Bellasica – Renova 1-1
Makedonija Gj.P – Struga TL 2-0
Shkupi – Boreci 3-0
Rabotniçki – Akademija Pandev 0-0
Pelisteri – Vardar luhet të dielën./KlanMacedonia