close
Screenshot_13

NË ÇAIR ZHVILLOHET KRYENDESHJA SHKUPI – AK.PANDEV

Të dielën me fillim në orën 17:00 në të gjitha terrenet e Ligës së Parë të futbollit vendor zhvillohet java e 33-të dhe e fundit e kampionatit 2021/2022. Kryendeshje e javës zhvillohet në Çairi aty ku do të përballen kampioni i ri Shkupi dhe nënkampioni Akademija Pandev

Të dielën të gjitha rrugët çojnë drejtë stadiumit të Çairit aty ku mejdanin do ta ndajnë aktualisht dy  skuadrat më të suksesshme në kampionatin 2021/2022, FC Shkupi dhe Akademija Pandev. Duke marr para sysh se të gjitha të panjohurat e këtij kampionati  dihen, kjo përballje e kampionit dhe nënkampionait  pritet të jetë vetë një ndeshje festive. Këtë e kanë paralajmëruar edhe drejtuesit e klubit nga Çairi ndaj edhe pritet që tribunat e stadiumit të jenë të mbushura me tifozë përkrahës të ekipit.

Një ndeshje mjaftë tërheqëse për futbolldashësit do të zhvillohet mes dy skuadrave si motra Struga Trim Lum dhe Shkëndija, ndeshje kjo e cila pë dy skuadrat  do të shërbej për prestigj.

ARD KASAMI – FUTBOLLIST I KF STRUGA TL 

Të dielën e kemi ndeshjen e fundit kampionale ku presim ekipin e Shkëndijës. Mendoj se duhet të japim më të mirën që të përfundojmë kampionatin në ritmin e ndeshjeve paraprake  dhe  poashtu të sigurojmë pozitën e pestë në tabelë”.

Skuadra e Renovës pas dy fitore të njëpasnjëshme kundër Tikveshit në Kavadar dhe SKopjes në Tetovë të dielën është mysafire e Borecit në Veles ku pret edhe  fitoren e radhës

ALBAN TAIPI – FUTBOLLIST I KF RENOVA

Si gjithmonë si në të gjitha ndeshjet tjera  jemi përgatitur edhe për këtë ndeshje të fundit të sezonit. Do të mundohemi të paraqitei sa më mirë dhe të kërkojmë pse jo edhe fitoren në ndeshjen e fundit që ta përfundojmë sezonin  në një renditje  edhe më të mire se kjo. Pra në pozitën e pestë pse jo

Në tre takimet tjera të javës së 33-të, të dielën takohen: Rabotniçki – Pelisteri, Skopje – Bregallnica  dhe Tikveshi – Makedonija Gj.P./KlanMaedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia