close
Sport

LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 14-të

0

Takohen: Rabotniçki – Shkëndija, Shkupi –Vardari dhe Renova-Pobeda


Kampionati republikan i futbollit në Ligën e Parë, vazhdon nesër me ndeshjet e javës së 14-të të sezonit vjeshtor. Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Për ekipin tetovar kjo ndeshje zhvillohet pas disfatës me Pobedë e vlefshme për Kupën republikane megjithatë futbollistët kuqezi shprehen optimist se do t’ia dalin edhe pse do të luajnë pa Besart Ibarimin dhe Xhuniorin e lenduar si dhe pa Bejtullahin i cili do të pauzon shkaku i kartonit të kuq. Futbollisti i repartit të mbrojtjes Mevlan Murati për Klan Maqedoni theskoi se ekipi i tij ka forcë që me sukses të përballon edhe këtë sfidë.

“Tani jemi koncentruar në kampionat me Rabotniçkin, do të japim maksimumin për rezultat pozitiv. Kjo do të thotë të fitojmë dhe mbajmë kreun e tabelës . Ajo është një mungesë, por ka edhe tjerë që e bëjnë punën dhe ne jemi një grup shumë i mirë dhe mendoj se do e anashkalojmë këtë mungesë dhe të fitojmë atje e të shkojmë në pushim në vendin e parë e pastaj  të përgatitetmi për ndeshjet tjera” –tha Mevlan Murati – Futbollist i KF Shkëndija.

Një ndeshje mjaftë e rëndësishme do të zhvillohet në Çair ku do të përballen skuadra e Shkupi me atë të Vardarit. E veçanta e kësaj ndeshje është se kapiteni i Shkupi, Suad Zendeli ka paralajmëruar se në ndeshjen e nesërme do të luajë ndeshjen lamtumirëse. Në bazë të kësaj nesër në Çair pritet spektakël i vërtet.

Skuadra e Renovës pas suksesit që shënoi javën e kaluar në Gjorçe Petrov, nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me Pobedën e Prilepit një skuadër e papërshtatshme sidomos kur luanë me skuadrat tetovare. Por futbollisti Saimir Fetai shpreson se kësaj radhe pikët do mbeten në Tetovë.

“Po nesër është një ndeshje shumë e vështirë do të cilësoja dhe Pobeda është një ekip shumë cilësore në krahasim me vitet që i lamë pas. Mendoj do të jetë një ndeshje e vështirë, por shpresojë në tre pikë dhe shpresojmë që mos del e fituar dy herë nga stadiumi i Tetovës” -shprehet Saimir Fetai – Futbollist i KF Renova

Në Kratovë Sileksi është nikoqire e Akademnija Pandevit, ndërsa në Strumicë Bellasica përballet me Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në orën 13:00.

Liga e Parë java e  14-të, takohen:

Shkupi       – Vardari

Rabotniçki – Shkëndija

Renova      – Pobeda

Sileksi        – Akademija Pandev

Bellasica    – Makedonija Gj.P

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia