close
Sport

LIGA E PARË: PËRBALLJE E EKIPEVE TË TETOVËS DHE SHKUPIT

E51B9C42-046B-445D-98E3-91A8BCDA9AC6

NDESHJET E JAVËS SË 21-të, LUHEN TË MËRKURËN NË ORËN 14:00   


 Kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së 21-të. Ndeshja më interesante do të zhvillohen në Tetovë dhe Shkupi, aty ku do të përballen Renova – Vardari dhe Rabotniçki – Shkëndija. Struga Trim Lum është nikoqire e Pelisterit, ndërsa Shkupi udhëton në Kratovë. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00

Skuadra e Renovës e cila drejtohet nga Qatip Osmani ishte e pa fat në dy ndeshjet e para ku pësoi disfata nga Bellasica gjegjësisht Pelisteri dhe tanimë ndodhen në krizë të thellë të rezultateve. Renova të mërkurën përballen me ekipin Vardarit ku pos fitores çdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjim i radhës.

QATIP OSMANI – TRAJNER I KF RENOVA

Besoj që nesër kundër Vardarit në fushë do të dalë krejtësisht një  Renovë tjetër dhe siç thatë edhe ju opsioni i vetëm është fitorja. Pas lojës së parë me Bellasicën edhe në Manastir patëm ndryshime në formacion pikërisht në repartin e mbrojtjes, ku u munduam me lojtar tepër të përforcojmë mbrojtjen. Nesër sigurisht  se imperativi  jonë është ta  fitojmë lojën edhe do të dalim me një formacion apo sistem  me të cilin duhet të fitohet  loja  “

Trajner i  Vardarit  Nikolla Ilievski , tha se kundër Renovës shpreson të jetë më mirë pasi këtë skuadër e njeh shumë mirë

NIKOLLA ILIEVSKI –XHIXHI – TRAJNER I KF VARDARI 

“Gjithsesi se Renovën e njoh shumë më mirë Shkëndijën,edhe pse  edhe Shkëndijën e njohë shumë mirë, por kur nuk keni lojtar që të kundërviheni, është që të gjithë janë lojë, është mirë që nuk kemi  lojtar që nuk kanë të drejt loje në at ndeshje. Unë pres që të jetë ndeshje luftarake në krahasim me Shkëndijën. Kundër Renovës me siguri do të  sulmojmë më tepër ”

Struga Trim Lum pas dy ndeshjeve të para arkëtoi katër pike. Ndërsa neser është nikoqire e Pelisterit ndeshje në pritet të vazhdohet  rrugëtimi  sukseseve

Një ndeshje mjaftë e rëndësishme për rrjedhën e kampionatit do të zhvillohet në arenën “Todor Proevski”ku përballen Rabotniçki me liderin e tabelës Shkëndijën.

Në Kratovë skuadra e Sileksit është nikoqire e Shkupit, në Strumicë Akademija Pandev, takohet me Makedonija Gj.P, ndërsa në Veles, Boreci është nikoqire e Bellasicës. Të gjitha ndeshjet luhen sot me fillim në orën 14:00. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia