FC Shkupi ngriti lartë trofeun e kampionit
Me ndeshjet e javës Së 33-të edhe zyrtarisht u mbyllë edicioni i 30-të kampionati 2021/2022 në ligën e pare të futbollit vendor, FC Shkupi u shpall Kampion. Katër fitore të vendasve, një barazim e një fitore e mysafirëve me 22 gola të shënuar ishte epilogu I ndeshjeve të javës Së 33-të . Kreu i FFM-së Muamed Sejdini dhe Antaëri I KD, Argjend Beqiri dorëzuan kupën ekipit kampion për sezonin 2021/2022.
Ndeshja derbi e javës së fundit të Kampionatit u zhvillua në stadiumin e Çairit në një atmosfere vërtet festive që e krijuan mbi pesë mijë tifozë të pranishëm në mesin e të cilëve ishin Kryeministri Kovaçevski, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, kreu i FFM-Së Muhamet Sejdini me bashkëpunëtor dhe shumë emra nga jeta publike dhe sportive.
FC Shkupi në këtë kampionat ka të shënuara 23 fitore, shtatë Barazime dhe vetëm tre humbje duke grumbulluar 76 pikë. Kupën për titullin e fituar kampion ekipit të Shkupit ia dorrëzuan Kryetari I FFM-së Muamed Sejdini dhe anëtari i KD Të FFM-së Argjend Beqiri i cili ka qenë edhe futbollist aktiv i këtij klubi.
Ndryshe Shkupi në ndeshejn e fundit kundër Akademija Pandev shënoi fitore 3-0 me dy golat e Trapanovskit dhe një të Anid Abazit.
FC Shkupi do të luaj në Eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa Akademia Pandev dhe Shkëndija do luajnë në eliminatoret e Ligës Së Konferencës. Skuadra e tretë që do na prezantojë në këtë kompeticion, do të jetë njëra midis Sileksit dhe Makedonija Gj.P, Dy skuadra këto që me datë 20 maj do të luajnë në finalen e madhe të kupës.
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua mes Struga Trim Lum dhe Shkëndija e cila përfundoi me barazim 1-1.
Të dy golat që u shënuan në minutat shtesë të takimit. Fillimisht ekipi vendas kaloi në epërsi me golin e Darko Ilieskit (90+2’), derisa Reshat Ramadani me një eurogol të vërtetë në minutën e 95-të, barazoi shifrat në 1:1.
Skuadra E Renovës Kundë Borecit Në Veles Ka Shënuar Fitore Të Thellë 1-5 Me Çka Kampionatin E Përfundoi Në Pozitën E Pestë Në Renditjen Tabelore Që Megjithate Është Një Sukses.
Në Ndeshjet Tjera Të Javës Së Fundit Të Kampionatit U Shënuan Këto Rezultate Skopje Shënoi Fitore 4:1 Ndaj Bregallnicës, Ndërsa Rabotniçki Dhe Tikveshi Regjistruan Fitore Identike, 2:1 Kundë Pe;Isterit Gjegjësisht Makedonija Gj.P.
Rezultatet E Javës Së 33-Të:
Shkupi – Ak. Pandev 3-0
Boreci – Renova 1-5
Rabotniçki – Pelisteri 2-1
Struga TL – Shkëndija 1-1
Skopje – Bregallnica 4-1
Tikveshi – Makedonija Gj.P 2-1
TABELA PËRFUNDIMTARE PËR SEZONIN 2021/2022
1.Shkupi | 33 | 23 | 7 | 3 | 45 | 76 |
2.Ak.Pandev | 33 | 19 | 7 | 7 | 23 | 64 |
3.Shkëndija | 33 | 16 | 13 | 4 | 24 | 61 |
4.Makedonija Gj.P | 33 | 17 | 6 | 10 | 2 | 57 |
5.Renova | 33 | 12 | 12 | 9 | 13 | 48 |
6.Struga TL | 33 | 12 | 11 | 10 | 0 | 47 |
7.Bregallnica | 33 | 12 | 9 | 12 | -2 | 45 |
8.Rabotniçki | 33 | 13 | 4 | 16 | -6 | 43 |
9. SkopjeК СКОПЈЕ | 33 | 9 | 8 | 16 | -18 | 35 |
10.Tikveshi | 33 | 9 | 7 | 17 | -2 | 34 |
11. Boreci | 33 | 5 | 6 | 22 | -41 | 21 |
12. Pelisteri | 33 | 2 | 8 | 23 | -38 | 14 |