Liga e parë: Përfundoi sezoni vjeshtor i kampionatit 2022/23

STRUGA TRIM LUM KRYESON ME 37 PIKË,

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Dy barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 18 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së 18-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Struga Trim Lum me 11 fitore, katër barazime e 2 humbje me 37 pikë për herë të parë bëhet kampion i gjysmësezoni.

Lideri në tabelën e klasifikimit Struga Trim Lum në përballjen me Skopjen në Autokomandë luajti me barazim 1-1 edhe pse të parët kaluan në epërsi me golin e Maleskit në minutën e 57-të, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 69-të. Pas kësaj ndeshje ekipi I Struga Trim Lum me 11 fitore, 4 barazime e 2 disfata me gol-averazhin 27:11, ka t♪7 grumbulluara 37 pikë apo tre më tepër se Shkupi në vendin e dytë me 34 pikë.
Kampioni në fuqi ekipi i FC Shkupi në cilësinë e mysafirit kundër Rabotniçkit në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari shënoi fitore të sigurtë dhe vazhdon të mbanë hapin për kreun e tabelës Autor i dy golave për vendasit ishte Maksimov, ndërsa për Shkupin Shënuan Adetnji dy gola, Ismaili autogol dhe Trapanoski.
Akademija Pandev edhe në përballjen me Tikveshin pësoi humbje para publikut vendas 0-2, me golat që I shënuan Ivanovski dhe Llazarov.. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Makedonija Gj.P kundë Sileksit në Kratovë 3-1. Ndeshja Bregallnica – Pobeda ka përfundyuar me barazim 2-2.
Pas përfundimit të javës së 18-të, tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 37 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 34 dhe Shkëndija me 28 pikë.

Rezultatet e javës së 18-të

Skopje – Struga Trim Lum 1-1
Rabotniçki – Shkupi 2-4
Akademija Pandev – Tikveshi 0-2
Sleksi – Makedonija Gj.P 1-3
Bregallnica – Pobeda 2-2

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share