close
Sport

LIGA E PARË: PËRFUNDOI SEZONI VJESHTOR, PROBLEMET MBETEN

vardari & shkendija

Vardari dhe Shkëndija në garë për titull


Me ndeshjet e javës së 18-të përfundoi pjesa e parë e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Për pjesën vjeshtore mund të thuhet se ishte e sukseshme edhe pse ekipet vazhdojnë të përballen me problemet e vjetra sa i përket infrastrukturës së mirëfilltë sportive e mos të flasim për cilësinë pasi krahasuar me kampionatin e kaluar nuk ishte në nivelin që është pritur nga ekipet. Vardari bëhet kampion vjeshtor, Shkëndija në pozitën e dytë, dështojnë Renova dhe Rabotniçki.

Sa i përket renditjes skuadra e Vardari me meritë është lider vjeshtor pasi në mënyrë të përsosur shfrytëzoi dështimet e Shkëndijës në fillim të kampionatit, duke krijuar një epërsi të dukshme prej 8 pikëve edhe pse nuk janë garancë se do të jenë të mjaftueshme për të siguruar titullin deri në fund të kampionatit.

Kampioni në fuqi zgjënjeu në rrethin e parë të kampionatit kur na 9-të ndeshje të zhvilluara kishte 3 fitore 2 barazime dhe 4 humbje me vetëm 11 pikë të grumbulluara. Fatmirësisht në rrethin e dytë ekipi me Ernest Gjokën u stabilizua dhe përfundoi në pozitën e dytë me 8 fitore 4 barazime dhe 6 humbje me 28 pikë të grumbulluara, që japin shpresën se në pjesën pranverore të mbeten në garë për të mbrojtur titullin.

“Unë mendoj se Shkëndija e ka potencialin për të ecur përpara, por duhet të kemi shumë kujdes, të punojmë shumë këtë periudhë pushimi për të ndryshuar disa gjëra që të jemi më agresivë. Ndeshjet në transfertë duhet të fillojmë t’i mendojmë ndryshe, pse jo të arrijmë t’i fitojmë”-deklaroi Enest Gjoka trajner i KF Shkëndija.

Befasia më e madhe e pjesës vjeshtore është Sileksi që ka grumbulluar 27 pikë aq sa ka edhe Akademija Pandev. Rezultate pozitive ka edhe Makedonia Gj.P që është në pozitën e pestë. Debutuesi në Ligën e Parë, ekipi Struga Trim Lum që drejtohet nga Jeton Beqiri kishte batica dhe zbatica, por pjesën e parë e përfundoi në pozitën e gjashtë me 24 pikë duke shënuar 6 fitore, 6 barazime dhe po aq humbje.

Çka të thuhet për Shkupin. Ekipi para fillimit të kampionatit premtoi se do të luftojë për titull, por ja që përfundoi në pozitën e shtatë me vetëm 22 pikë. Boreci i Velesit e cili pas shumë viteve iu kthye elitës së futbollit, arriti atë që mundte në këto moment. Zhgënjim më të madh në pjesën vjeshtore janë Renova e cila ka vetëm 19 pikë e sidomos Rabotniçki që ka 15 pikë. /Shaban Sinani/

 

 

 

1 Vardari  18 10 6 2 28:11     17 36
2 Shkëndija  18 8 4 6 30:13      17 28
3 Ak.Pandev  18 7 6 5 19:15        4 27
4 Sileksi  18 8 3 7 21:16        1 27
5 Mak Gj.P  18 6 8 4 21:20        3 26
6 Struga TL  18 6 6 6 18:21       -4 24
7 Shkupi  18 5 7 6 20:21       -1 22
8 Boreci  18 5 5 8 14:26     -12 20
9 Renova  18 5 4 9 17:13     -13 19
10 Rabotniçki  18 4 3 11 16:28      -12 15

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia