TË DIELËN NË TETOVË SHKËNDIJA – VARDARI
Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së 20 –të Ligën e Parë të futbollit vendor. Të shtunën takohen Rabotniçki – Sileksi, ndërsa pesë takimet tjera luhen të dielën.Komisioni për delegimin e referve ka caktuar Aleksandar Staverv, që të drejtoj ndeshjen mes Shkëndijës dhe Vardarit
Sipari i javës së dytë të sezonit pranveror hapet të shtunën me ndeshjen Rabotniçki – Sileksi, që do të zhvillohet në arenën “Todor Proevski” në Shkup. Takimin Rabotniçki – Sileksi do ta drejtoj referi Aleksandar Grujoski nga Kërçova.
Ndërkaq të dielëndo të përballen: Në Tetovë lideri në renditjen tabelore ekipi i Shkëndijës është nikoqire e Vardarit të Shkupit. Drejtësia I është besuartë ndaj arbitri ndërkoombëtar Aleksandar Stavrev. Takimin në Manastir mes Pelsiterit dhe Renovës do ta drejtoj arbitri Igor Ivanov nga Velesi.
Ndeshjen në stadiumin “Mladost” në Strumicë mes Bellasicës vendase dhe Struga Trim Lum do ta drejtoi Stojançe Trpçevski nga Kavadari. Igor Stojçevski do të referon në Gjorçe Petrov mes ekipit Makedonija Gj.P dhe Borecit. Ndeshja FC Shkupi – Akademija Pandev, që do të zhvillohet në terrenin e kampit stërvitor të FFM-asë do të drejtohet nga arbitri nga Struga Jovan Kaçevski.
Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të do të fillojnë në orën 14:00. /KlanMacedonia