close
Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA FITUESE NË DERBIN TETOVAR

shk

Tre fitore të skuadrave vendase, dhe tre të ekipeve mysafire, me 13 gola të shënuar, dhe dy kartona të kuq, është epilogu i ndeshjeve të javës së 13-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Shkëndija doli fituese në “El Classico-n” shqiptare, Shkupi pësoi në Gjorçe Petrov, ndërsa Struga Trim-Lum mundi Pelisterin në Manastir.

Derbi i 49-të me rradhë mes dy skuadrave tetovare, Renovës dhe Shkëndijës, përfundoi me fitoren e ekipit “kuq e zi” me rezultatin 0:1. Golin e vetëm e shënoi Sindrit Guri në minutën e 23.

Momenti kyç i kësaj sfide ishte minuta e 10 kur referi Stojançe Trpçevski, pas një starti të Xhelil Abdulla ndaj Sindrit Gurit, tregoi në pikën e bardhë, ndërsa kapitenin e Renovës e ndëshkoi me karton të kuq. Goditjen nga 11 metërshi nuk e realizoi Sindrit Gurri.

Në pesë ndeshjet tjera të kësaj jave, u shënuan këto rezultate:

Pelisteri 0 : 1 Struga Trim-Lum

Makedonija GJ.P 2 : 1 Shupi

Bregallnica 2 : 1 Skopje

Tikvesh 2 : 1 Boreci

Rabotniçki 0 : 3 Akademija Pandev

Pas ndeshjeve të sotme, tabelën e kryeson Shkupi me 29 pikë, para Akadamija Pandev që ka 25 pikë, dhe Renovës me 22 pikë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia