close
Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA – SILEKSI DERBI I JAVËS SË TETË RENOVA NË STRUMICË SHPRESON NË TRE PIKË

420E6C78-8E72-4FCA-A1BB-FB86663A39E8

Kampionati republikan në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon të shtunë me ndeshjet e xhiros së tetë. Ndeshje më tërheqëse e kësaj jave është ajo që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes liderit në tabelën e klasifikimit Shkëndijës dhe ekipit të Sileksit. Skuadra  kuqezi në këtë ndeshje do të jetë e kompletuar ndaj edhe prêt paraqitje të mirë dhe normal arkëtim të tri pikëve të radhës për të mbetur në pozitën e pare. Këtë për Klan Maqedoni e pohoi futbollisti shqiptar  Bruno Dita

 

“E vërtet jemi në vend të pare dhe shpresojmë ta mbajmë sa më gjatë këtë pozicion deri në fund të kampionatit dhe të shpallemi kampion. Vjenë Sileksi, është një ekip që është për tu vlerësua. Normalisht do e japim maksimumin dhe do dalim me tre pike nga kjo ndeshje” deklaroi Bruno Dita  futbollist I KF Shkëndija.

 

Skuadra e Renovës pas disa dështimeve të pas njëshme, të shtunën  udhëton në Strumicë për tu përballur me  Bellasicën e cila nga  shtatë ndeshje ka po aq humbje. Është ky një rast i mirë për Renovën që me  tri  pike  të kthej situatën në të favor të tyre..

 

 

Normalisht, vijmë pas tre humbjeve  dhe ndeshja me Bellasicën ku  do të jetë shumë e vështirë  pasi edhe  ata  nuk kanë asnjë pike. Do të jetë me të vërtet një ndeshje e vështirë. Ne jemi mjaftë të përgatitur dhe shpresojë që do ti marrim tre pikëtdeklaroi Artan Veliu futbollist i KF Renova.

 

 Në ndeshjet tjera të javës së tetë,takohen: Rabotniçki – Akademija Pandev, Shkupi – Boreci, Makedonija Gj.P – Struga Trim Lum.  Të dielën  takohen Pelisteri – Vardari. Të gjitha ndeshjen fillojnë në orën 15:00./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia