close
Sport

LIGA E PARË: SHKUPI-RENOVA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 11-të

RENOVA shkup (1)

TAKIMI ZHVILLOHET NË ÇAIR TË SHTIUNËN NË ORA 14:00

Derbi mes liderit të tabelës FC Shkupi dhe ekipit të dytë në renditjen e tabelës Renova, të shtunën me fillim në orën 14:00 në stadiumin e Çairit, hapin siparin e javës së 11-të të sezonit vjeshtor të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor.

Dy skuadrat më të sukseshme deri në këtë pjesë të kampionatit FC Shkupi me 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje si dhe Renova me 6 fitore, 3 barazime dhe 1 disfatë, të shtunën do të përballen mes veti në ndeshjen e fundit të rrethit të parë të kampionatit. FC Shkupi pretendon që edhe pas kësaj ndeshje të mbanë pozitën aktuale në tabelën e klasifikimit.

FATIH ISMAILI – KAPITEN I FC SHKUPI  

“  Siç cekët edhe  ju, një derbi shqiptar mes Shkupit  dhe Renovës. Ne jemi  përgatitur maksimalisht, e kemi analizuar  Renovën  dhe neser presim  që me  fitore të kryejmë shumë punë për të mbetur para Renovës

Për ekipin e Renovës kjo ndeshje vjenë pas disfatës së thellë kundër Shkëndijës  dhe eliminimi nga garat e Kupës, por kapiteni Burim Sadiki, megjithate shprehet  optimist

BURIM SADIKI – KAPITEN I KF RENOVA

Mendoj se gjithçka që ndodhi këtë javë në ndeshjen kundër Shkëndijës e kemi lënë pas shpine. Do të ketë një kohë tjetër për ta analizuar këtë ndeshje. Tash jemi totalisht të fokusuar për këtë ndeshje (me Shkupin). Besoj që është shumë e rëndësishme përne. Shpresoj që me rezultat pozitiv të vazhdojmë garën për kreun e tabelës

Drejtësinë në kë ndeshje  derbi mes Shkupi  dhe Renovës do ta ndaj arbitri Igor Stojçevski nga Shkupi. Takimi luhet në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:00./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia