Liga e Parë: Struga Trim Lum në stilin e kampionit

Shkëndija barzon me Sileksin, fitojnë Ak.Pandev e Tikveshi

Një fitore e vendasve, një barazim dhe tri fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 12 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së dytë në Ligën e Parë të futbollit vendor. Kryeson Struga TL me 6 pikë maksimale në dy ndeshjet e para të kampionatit të ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Struga Trim Lum pas fitores kundër Pobedës në xhiron e parë, sot në cilësinë e mysafirit në Shtip, kundër Bregallnicës me golin e vetëm që e shënoi në minutën e 87-të Hogan Ukpa. Nigeriani 20-vjeçar golin e fitores për Struga Trim Lum e realizoi në minutën e 87-të, kur me të djathtën e tij nga një distancë prej rreth 22metrash shënoi një gol mjaft të bukur. Me këtë fitore skuadra e Strugë ka paralajmëruar se se në kampionatin e ri 2022/2023, do të jetë një ndë kandidatët më serioz pë kreun e tabelës.

Ekipi i Shkëndijës në ndeshjen e parë në kampionatin e ri që e zhvilloi në stadiumin e qytertit në Strugë me formacion krejtësisht ndryshe nga ai që u paraqit në ndeshjet e Konferencë Ligës, barazoi me Sileksin 1-1. Shkëndija kaloi në epërsi me golin e Dashmir Elezit, në minutën e 17, ndërsa mysafirët barazuan në minutat shtesë të ndeshjes me golin e Arsim Lamalarit

Rezultat zhgënjyes ka shënuar ekipi i Rabotniçkit duke pësuar rezultat të thellë në cilësinë nikoqirit nga Akademija Pandev 0-5, . Autor të golave për ekipin nga Strumica ishin Vane Kërstevski 3 gola,Goran Tomovski dhe autogi i Janakievski. Kujtojmë se Akademija Pandev javën e kaluar pësoi nga Bregaalnica në Strumicë

Zhgënjen edhe ekipi Pobedës para tifozëve të vetë në ndeshjen debutruese pas rikthimit në elitën e futbollit vendor . Golin e vetëm e shënoi Mishov në minutën e 45-të. Për Pobedën ishte kjo disfata e dytë kampionale opas saj që pësoi javën e kaluar në Strugë

Kampioni në fuqi FC Shkup të shtunën në Çair, shënoi fitore ndaj Makedonija Gj.P 2-1.

Rezultatet e xhiros së dytë komplet

Shkëndija – Sileksi 1-1

Bregallnica – Struga TL 0-1

Rabotniçki – Ak. Pandev 0-5

Pobeda – Tikveshi 0-1

Shkupi – Makedonija Gj.P 2-1

Skopje ishte e lirë

Tabela

1.Struga Trim Lum 2 2 0 0 4:0 6

2.Sileksi 2 1 1 0 3:1 4

3.Ak. Pandev 2 1 0 1 6:2 3

4.FC Shkup 1 1 0 0 2:1 3

5.Tikveshi 1 1 0 0 1:0 3

6.Bregallnica 2 1 0 1 2-2 3

7.Shkëndija 1 0 1 0 1:1 1

6.Skopje 0 0 0 0 0:0 0

9.Makedonija Gj.P 1 0 0 1 1:2 0

10.Pobeda 2 0 0 2 0:4 0

11.Rabotniçki 2 0 0 2 0:7 0

Të mërkurën me fillim në ora 17:00, zhvillohet ndeshja e anuluar nga java e parë e kampionatit, ndëmjet Shkëndijës dhe Skopjes.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share