close
Sport

LIGA E PARË: TETOVA DHE STRUGA NË QENDËR TË VËMENDJES 

Bujar Islami

Të shtunën në program janë katër ndeshje të javës së 14-të në Ligën e Parë të futbollit vendor.

Kryendeshje e kësaj jave është sfida që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Renovës dhe Akademija Pandevit. Ekipi që drejtohet nga trajneri Bujar Islami është në një krizë evidenteve sa i përket rezultateve në 5 xhirot e fundit ku kanë të fituar vetëm një pike. Sfida e nesërme përkundër faktit se përballen me skuadrën që mbanë pozitën e dytë në tabelë, është një rast i mirë për të kthyer vetëbesimin në ekip dhe t’u jepet fund rezultateve zhgënjyese para tifozëve të vetë.

Është një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari jashtëzakonisht të forte, ku ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të koncentrohemi maksimalisht dhe të arkëtojmë tre pike. Tre pike të cilat do të na japin një vazhdimësi më të qetë për pjesën e fundit të kampionatit. Mendoj që jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshj , për këtë sfidë të radhës edhe pse 5-6 ndeshje kemi mungesë të disa lojtarëve titullar të cilët lënë shumë zbrastirë në lojën tone” deklaroi Bujar Islami trajner i KF Renova.

Një sfidë mjaftë e rëndësishme luhet mes Struga Trim Lum dhe liderit në renditjen e tabelës Vardarin. Sileksi në Kratovë takohet me Shkupin, ndërsa në Veles Boreci takohet me Makedonija Gj.P. Ndeshja Rabotniçki -Shkëndija është caktuar të zhvillohet të dielën. Të gjitha ndeshjet e javës së 14-të fillojnë në ora 13:00. /Shaban Sinani/

 

LIGA E PARË JAVA E 14-të

Renova      –   Akademija Pandev

Struga TL   –   Vardari

Sileksi        –   Shkupi

Boreci        –   Makedonija Gj.P

Rabotniçki –   Shkëndija

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia