Liga e Parë: Zhvillohet java e fundit e sezonit vjeshtor

NË STRUGË DHE STRUMICË PËRCAKTOHET KAMPIONI VJESHTOR

Fitorja në ndeshjen e mbetur kundër Voska Sport, ngjiti ekipin e Struga Trim Lum në krye të tabelës. Struganët dëshirojnë që si lider të tabelës ta përmbyllin sezonin vjeshtor. Kjo duhet të dëshmohet në terrenin vendas kundër Bregalnicës nga Shtipi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Na pret një ndeshje me Bregallnicën, një kundërshtarë mjaft i fortë. Dihet që neve na nevojiten patjetër tre pikët, dihet se me ato tre pikë shpallemi kampion dimëror dhe ky është pikësynimi jonë. Shpresojmë që t’ia dalim me sukses pasi jemi përgatit për këto dy ditë për ndeshjen me Bregallnicën dhe shpresoj që do t`i marrim tre pikët e radhës dhe do të shpallemi kampion dimëror”, thotë Flamur Tairi, kapiten i Struga TL.

Shkëndija e Tetovës nuk ka gjasa të shpallet kampion vjeshtor, por është në garë serioze për t`u shpallur kampion në fund të sezonit. Në Tetovë vjen Sileksi kurse Futbollisti Mevlan Adili i cili zhvillon ndeshjen e 54 me fanellën Kuqezi, thotë se kjo ndeshje edhe pse e rëndësishme, nuk është përcaktuese për titullin e kampionit.

“Nuk mendoj se vendos a do të ngelim apo nuk do të mbetemi në garë nga ndeshja e së dielës. Mirëpo duhet ta marrim me shumë seriozitet ndeshjen e së dielës sidomos pas humbjes në derbin kundër Shkupit. Mendoj se këtë vit duhet ta mbyllim me fitore dhe për vitin e ardhshëm mos t`i përsërisim gabimet e këtij viti dhe të mësojmë nga ato gabime”, tha futbollisti i Shkëndijës, Mevlan Adili.

Për ndeshjen e së dielës kundër Sileksit, Mevlan Adili kishte edhe një mesazh.

“Normalisht duhet t`i premtojmë më së pari vetes që të fitojmë kundër Sileksit. Kurse për tifozët nuk na ngelët asgjë neve. Ne e dimë se çfarë synimi kanë tifozët e ajo është titulli kampion dhe shpresojmë që në fund ta gëzojmë së bashku titullin e kampionit”, tha Adili.

Në Strumicë skuadra vendase AP Brera është nikoqire e Shkupit, Voska Sport në Ohër është nikoqire e Rabotniçkit, ndërsa Vardari përballet me Tikveshin.

Të gjitha ndeshjet e së dielës fillojnë në ora 13:00.

Java e 18-të

Të dielën , më 10.12.2023

AP Brera – FC Shkupi,

Shkëndija – Sileksi,

Struga Trim Lum – Bregallnica,

Vardari – Tikveshi,

Voska Sport – Rabotniçki

Tabela: 1. Struga Trim Lum 36 pikë, 2 FC Shkupi 35, 3.Shkëndija 32, 4. Sileksi 27., 5.Rabotniçki 23, 6.Tikveshi 22, 7.Gostivari 21, 8.AP Brera 20, 9.Makedonija Gj.P 18, 10.Bregallnica 17, 11. Voska Sport 17, 12. Vardari 14 pikë. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share