close
Sport

LIGA EUROPA: EKIPET NISIN AVENTURËN EUROPIANE

Shkendija 01

Tre skuadrat e Maqedonisë së Veriut Shkupi, Akademija Pandev dhe Makedonija Gj.P me ndeshjet e para që në program janë nesër, nisin aventurën e tyre në Ligën Europa të UEFA-s. Skuadra e Çairit FC Shkupi ndeshjen e parë do të zhvillojë në transfertë me ekipin armen Pyunik.

Ekipi tanimë nga dita e djeshme ka udhëtuar në Armeni ku edhe ka zhvilluara senacë stërvitore në stadiumin Gyumri City Stadium ku edhe do të zhvillohet ndeshja e nesërme me fillim në orën 15:30. Përfaqësuesja tjetër në Europa Ligë, Makedonija Gj.P gjithashtu ndeshjen e parë do ta zhvillojë në transfertë me skuadrën armene Alashkret që do të zhvillohet të enjten me fillim në orën 17:00 në  “FFA Academy Stadium” në Jerevan.

Fituesi i kupës së Maqedonisë së Veriut Akademija Pandev në ndeshjen e para në arenën ndërkombëtare është nikoqire e skuadrës boshnjake Zrinjski nga Mostari, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Todor Projevski” në Shkup me fillim në orën 19:00. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia