close
Sport

LIGA EUROPA: FAVORITËT SHËNUAN FITORE TË SIGURTA

0BA60824-74D5-42B9-A824-473E11CD4EFC

MILAN VAZHDON PRAQITJET E SHKËLQYERA EDHE NË EUROPË


Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e para të faze sh grupeve në Liga Europa. Skuadra italiane Milan edhe njëherë dëshmoi se është në formën e shkëlqyer. Milani shënon rezultatin e 21-të pozitiv. Kuqezinjtë fituan në fushën e Celtic  1-3, në debutimin e tyre në “Europa League”. Një tjetër sukses dhe mbrëmje mbresëlënëse. Stefano Pioli komentoi ndeshjen në “Sky Sport”, duke u përqendruar te momenti pozitiv që ekipi i tij po përjeton nga marsi deri më sot.  Marash Kumbulla ka bërë një debutim ëndrrash në Ligën e Evropës, pasi në ndeshjen e parë jashtë Italisë arrin të shënojë gol pë Romën  në transfertë me  Yang Boys 1-2

Pa problem ka shënuar fitore edhe Tottenhami, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 austriakët e Lask Linz, në një sfidë ku startoi si titullar edhe uellsiani Gareth Bale. Fitore të sigurt ka shënuar edhe  skuadra tjetër angleze Leicester e cila ia doli të marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ukrainasve të Zoryas. Ndeshje spektakolare  luajtën Villareali me Sivassporit në “El Madrigal”, ndeshje e cila përfundoi  me  fitoren e spanjollëve 5:3. 

Në sfidat e tjera, Braga mposhti AEK-un e Athinës me rezultatin 3-0, Dinamo në Zagreb u ndal në barazim pa gola nga holandezët e Feyenoord, ndërsa Lille triumfoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën çeke ndaj Spartës së Pragës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia