close
Sport

LIGA EUROPA: FC SHKUPI NJË HAP PRANË KUALIFIKIMIT

shkupi

Tre skuadrat e Maqedonisë së Veriut në ndeshjet e para eliminatore për Ligën Europa kanë shënuar rezultate të ndryshme. Skuadra nga Çairi , FC Shkupi kthehet me barazim 3-3 në përballjen kundër armenve të Pyunik në transfertë. Ky rezultat konsfiderohet i favorshëm për skuadrën tonë pasi ndeshja kthyese që në program është më 18 korrik në arenën “Toshe Proevski”në Shkup.

Fituesi i Kupës republikane Akademeija Pandev në ndeshjen debutuese në garat europiane pësoi fijasko në cilësinë e vendasit kundër Zrinjskit nga Mostari me reultatin 0-3. Skuadra e tretë nga vendin ynë Makedonija Gj.P pësoi disfatë nga skuadra armene e Alashkaertit me 1-3. Shpresa e vetme  e skuadrës është ndeshjka kthyese në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

Sa i përket skuadrave të Shqipërisë në Europa Ligë shpresat për kualiufikim në raundin e dytë janë shumë të vogëla pasi Kukësi dhe Teuta  kanë pësuar transfertë me rezultat identik 0-3, ndërsa Laçi ka barazuar me izraelitët e Beer Sheva 1-1. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia