close
Sport

 LIGA EUROPA: GENT & SHKËNDIJA NË PLAY OFF 

Liga-Evropa

Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për “play-off”-in e Ligës së Europës, raund në të cilin do të marrin pjesë edhe dy skuadra shqiptare.

Përfaqësuesi i Maqedonisë klubi i futbollit Shkëndija në ndeshjen e play off-it për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Europa do të përballet me skuadrën belge Gent. Ndeshja e parë është  caktuar  të  zhvillohet  më 18 gushtë në Belgjikë, ndërsa  ajo  kthyese më datën 25 gusht në Shkup.

Skuadra tetovare deri në këtë fazë arriti duke i eliminuar ekipet Krakovija të Polonisë, Nefçi Baku të Azerbajxhanit dhe në xhiron e tretë eliminoi skuadrën Mlada Boleslav nga Republika Çeke. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara skuadra  tetovare ka të shënuara 4 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë.

Ndërsa, Partizani i Tiranës do të ndeshet me ekipin rus Krasodar.

22 fituesit e “play-off”-it do të shkojnë më parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, shorti i së cilës do të hidhet në Monako, më 26 gusht. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia