close
Sport

LIGA EUROPA: GENTI, PENGESA E FUNDIT E SHKËNDIJËS 

shkendija

Sot në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti i Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropa. Shorti i “play-off”-it të Ligës së Kampionëve ka dhuruar supersfidën Porto-Roma, ndërkohë që Pep Guardiola do e nisë aventurën e tij evropiane me Manchester City ndaj rumunëve të Steauas së Bukureshtit. Përballje tjera interesante do të jenë edhe Ajaks – Rostov, jang Bojs – Borusia Menhenglladbah dhe Vilareall – Monako.

Ndërkaq në Ligën Evropa, përfaqësuesi i Maqedonisë klubi i futbollit Shkëndija në ndeshjen e play off-it për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Europa do të përballet me skuadrën belge Gent.

Ndeshja e parë është caktuar të zhvillohet më 18 gushtë në Belgjikë, ndërsa ajo kthyese më datën 25 gusht në Shkup.

Skuadra tetovare deri në këtë fazë arriti duke i eliminuar ekipet Krakovija të Polonisë, Nefçi Baku të Azerbajxhanit dhe në  xhiron e tretë eliminoi  skuadrën Mlada Boleslav nga Republika Çeke. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara skuadra  tetovare ka të shënuara 4 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë.

Ndërsa, Partizani i Tiranës do të ndeshet me ekipin rus Krasodar.

22 fituesit e “play-off”-it do të shkojnë më parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, shorti i së cilës do të hidhet në Monako, më 26 gusht. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia