close
Sport

LIGA EUROPA: MANCHESTER UNITED – MILAN, SUPERSFIDA E 1/8

1B760FEA-5ADB-4047-A414-8503AA12BBE0

Manchester United do të presë Milanin në fazën e 1 të 16 të Europa League. Do të jetë një përplasje brirësh për të dy skuadrat pasi tifozeritë respektive i thërrasin ekipet më nofkën djajtë.

Hera e fundit që këto dy skuadra u përballën ishte në sezonin 2010 në të 16-tat e Champions League ku anglezet fituan të dyja ndeshjet 3-2 dhe 4-0. Roma do të ndeshet me Shakhtar Donetsk. Do të jetë një përballje me të shkuarën për trajnerin Fonseka.

Në ndeshjet e tjera Dinamo e Zagrebit do të jetë kundër Tottenham. Kroatët janë skuadër e fortë dhe e rrezikshme ndërsa ekipi i Mourinho po tregon luhatje. Nuk do ta ketë të lehtë as Arsenal që luan kundër Olympiakos. Dynamo Kyiv – Villarreal, Ajax – Young Boys, Slavia Praga – Rangers Glasgoë dhe debutueset në këtë fazë Granada – Molde duken të gjitha sfida që nuk kanë favoritë.

Klubet kanë kohë deri të hënën që ti bëjnë me dije UEFA-s nëse masat shtrënguese të pandemisë ndalojnë ose jo udhëtimet në shtetet respektive. Më pas do të merret vendimi se ku do të luhen ndeshjet e parashikuara me 11 dhe 18 mars./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia