close
Sport

LIGA EUROPA: SHKËNDIJA BARAZOI ME NEFÇI-n NË BAKU

Nefci – Shkendija 0-0

Në ndeshjen e parë  të  xhiros së  dytë  eliminatore të Ligës së Europës, Shkëndija ka nxjerrë një rezultat të favorshëm në Baku, në takimin kundër Nefçit, duke luajtur pa gola 0-0. Kjo ishte ndeshja e pestë e Shkëndijës në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës që ka mbetur e pamposhtur, pas dy barazimeve me Aberdinin vitin e kaluar, dy fitoreve ndaj Krakovias, mbrëmë Shkëndija luajti baras 0:0 me Nefçin e Azerbajxhanit.

Ky rezultat është i mirë për kuqezinjtë e Tetovës të cilën me fitore në ndeshjen e kthimit pas një javësh në Shkup do të vazhdonte ëndrrën e saj europiane. Në fakt lojtarët e Shkëndijës edhe para ndeshjes kishin deklaruar se do të ishin të kënaqur me një barazim në Baku.

 “Gjithë atë punë që e bëmë në stërvitje ishte saktë ashtu si deshtëm. Krijuam shumë raste, patëm edhe një shtyllë, kështu që e sollëm kundërshtarin në situatë të vështirë, kontrolluam çdo gjë, por na mungoi goli. Gjatë pushimit u thashë futbollistëve se ndonjëherë ndodh kur nuk të don goli, atëherë duhet që të koncentrohemi që kundërshtari mos të shënojë gol. Mendoj se luajtëm lojë të mirë ndërsa në Tetovë do të luajmë shumë më mirë dhe të shënojmë gol” deklaroi Bruno Akrapoviq – Trajner i KF Shkëndija

Ndeshja kthyese Shkëndija – Nefçit, do të luhet të enjten në stadiumin  arena Filipi i dytë, në Shkup me fillim në orën 20:00. Përfaqësuesi i Shqipërisë  në Ligën Europa, ekipi i Kuksit pësoi disfatë në Austri 1-0 nga ekipi Austria e Vjenës. /SH. S. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia