close
SportVideo

LIGA EUROPA: SHKËNDIJA DREJT SUKSESIT HISTORIK

pressi shkendija

Nesër në mbrëmje në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Neftchit nga Azerbajxhani, në kuadër të javës së dytë eliminatore të Ligës së Europës. Ata besojnë se mund të kalojnë në raundin e tretë të këtyre garave europiane.

Sigurisht se do të japim gjithçka prej vetes dhe se do të luajmë futbollin tonë me të cilin karakterizohemi kohëve të fundit dhe që na ka sjellë shumë suksese, pra këtu nuk do të ndryshojmë shumë. Do të mundohemi që sa më parë të bëjmë rezultat të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk do t’i lejojmë kundërshtarit të ketë hapësirë për të zhvilluar kundërsulmet e veta.  Jemi ekip shumë i mirë për të lejuar të ndodh dhe mendoj se do të jetë ndeshje e shkëlqyeshme dhe se do ta prezantojmë mirë në Evropë si Shkëndijën, ashtu edhe futbollin e Maqedonisë”, tha Akrapoviç, trajner i Shkëndijës.

Mbrojtësi Ardian Cuculi tha se ndryshe nga ndeshja e parë tani njihemi më mirë me kundërshatrin.

“Ndeshja e dytë me Neftçin do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë për shkak se tani më dimë gjithë anët e mira dhe të këqija të Neftçit. Gjithashtu njihemi mes veti, kështu që do të bëjmë më të mirën të mundshme që të përsërisim lojën nga ndeshja e parë , normalisht me pak fat shpresoj të korrim sukses dhe me një angazhim maksimal të gjithë lojtërëve të përfaqësojmë denjësisht edhe futbollin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare dhe të vazhdojmë ecurinë e ndeshjeve pozitive për të bërë diçka më shumë për të kaluar në raundin e tretë.

Gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë, duke dhënë maksimumin, pa eufori shpresoj të korrim sukses. Them që Neftçi nuk është kundërshtar i lehtë, është rival i fortë dhe prandaj nga ana jonë ka vlerësim maksimal. Ne jemi optimistë dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar, mirëpo duhet të jemi të realtë dhe të themi se gjasat për të kaluar në raundin tjetër janë 50-50 për të dyja skuadrat”, tha Cuculi .

Ndeshja  Shkëndija  Nefçi  luhet nesër  në stadiumin  arena  Filipi Dytë në  Shkup me fillim në orën 20:00. /Sh. S./

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia