close
SportTop Lajme

LIGA EUROPA: SHKËNDIJA “PËRSHËNDETET” NDERSHMËRISHT

F121B39B-1484-49AC-BAD2-B45631A39382

PERFORMANSË E SHKËLQYER E “KUQEZINJVE”  


Shkëndija “kryelartë” largohet nga garat e sivjetshme europiane. “Kuqezinjtë” në ndeshjen kundër Totenhemit treguan performansë të jashtëzakonshme, në momente edhe kontrolluan ndeshjen, por kualiteti individual dhe ekipor I “gjelave” mbase përcaktuan fituesin.

 

Sidoqoftë, futbolli në vendin tonë, të enjten kishte festë të madhe. Pas Milanit në Shkup vinte Totenhemi… “Ballistët” nuk do të ishin tifozeria më e flaktë nëse nuk organizoheshin edhe për këtë ndeshje..

 

Në stadiumin e Shkupit, fatkeqësisht të zbrazur e pa tifozë, defiluan emra të mëdhenj të futbollit botëror. Heri Kejn….Son, Dele Alli, Lukas Moura, Erik Lamela,  e të tjerë, si dhe “trajneri I gjithë trajnerëve” Zhoze Murinjo…

 

Shkëndija në këtë ndeshje nuk ishte inferiore, në momente dominoi fushën dhe e gjithë kjo u “kurorëzua” me një perlë të Valmir Nafiut, mbase “si qershi mbi tortë” për aventurën e suksesshme të Shkëndijës në këtë stinor europian…

 

Pas ndeshjes, Murinjo nuk do të ishte Murinjo, kur me gjestin e tij, fitoi zemrat e futbolldashësve në vendin tonë…

 

Të njëjtën gjë e bënë edhe futbollistët e Totenhemit…

 

Pas  ndeshjes Trajneri Ernest  Gjoka, krahas emocioneve që e kishin shoqëruar që nga dhomat e veshjes, tha seka mbetur i kënaqur me  performancën e futbollistëve.

 

“Personalisht jam shumë I kënaqur  me atë që prodhuan futbollistët e në fushë. Mendoj se të gjitha detyrat  që  bëmë  si në fazën në sulm , si në fazën mbrojtje posedimi i topit, tranzicionet në faza të ndryshme të lojës, mendoj që I kemi kryer me  sukses, arritëm edhe të shënojmë. Me  pak besim ndoshta mund të kishim shënuar edhe një gol tjetër. Por  shumë e rëndësishme kjo që dhamë si performance. Shkëndija unë e kam thënë edhe më herët në intervistat post ndeshjes me Botosanin që si do që ndodhi në fushë Shkëndija do fitojë nga  kjo ndeshje, dhe mendoj se  sot fitojë”. deklaroi trajneri i KF Shkëndijës Ernest Gjoka.

 

Zhoze  Murinjo, duke thurrur lavde për Shkëndinë  pranoi se   ekipi I tij  ka  fituar  shumë më rëndë se ç’është pritur. Duket se informacionet nga Goran Pandevi I kishin ndihmuar portugezit.

 

Janë skuadër e mirë, por luajnë në një intensitet komplet ndryshe nga ajo që luajmë në fillim na shënuam të parët, mirëpo ai gol nuk na dha  qetësinë e duhur. Mendoj se me barazimin  ju dhamë mundësi që të luajmë, por ishte çështje kohe kur  do ta  vendosim ndeshjen. Nuk  do të kisha  veçuar ndonjë lojtar. Do të thoja  që kanë trajner  të mirë. Janë ekip e balancuar . Sot ju mungoi lojtari me  numër 5  ai është një lojtarë I mirë. Ashtu siç bisedova  me  Goran  Pandev I  cili më tha  se do jetë vështirë dhe ashtu doli”. deklaroi trajneri i Totenhemit Zhoze Murinjo.

Një “shije të hidhur” kësaj ndeshje historike, ndoshta ia dha cështja e portës në Stadiumin e Shkupit. Portierët e Totenhemit ju ankuan Murinjos se transverzalja është më e ulët. Portugezi vetë e kontrolloi duke bërë shaka se është rritur për 5 centimetra. Lajmi ishte shpërndarë nëpër shumë media për shkak se strategu I Totenhemit ka 200 mijë ndjekës në Instagram. Portat u ndërruan, por “turpi” u shpërnda në të gjithë botën.  

Mbase në botë është shpërnda edhe suksesi I Shkëndijës. Përvec përfitimeve financiare, tashmë “kuqezinjtë” po bëjnë emër edhe në Europë dhe shihen me respekt nga bota e futbollit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia