close
Sport

LIGA EUROPA: SHKËNDIJA SHPRESON NË KUALIFIKIM  E “PLAY OFF-it”

shkendija

 

Skuadra e Shkëndijës ka udhëtuar në Çeki për t’u përballur me Skuadrën ‘Mllada Boleslav’, në ndeshjen kthyese të raundit të tretë eliminatore në Ligën Evropa. Stafi teknik dhe futbollistët janë optimistë për kalimin në raundin e plej ofit, por nga të gjithë kërkohet të jep maksimumin në terrenin e gjelbër.

Në stadiumin “Metski“ në rajonin e Mllada Boleslavit në Çeki, pritet  të   ketë edhe një numër të vogël të tifozëve “Ballistët”, përkrahja e të cilëve mund  të  jetë motivuese për të arritur sukses. Kujtojmë se në ndeshjen e parë që u zhvillua në Shkup, kuqezinjtë tetovar fituan 2-0.

Ndeshja kthyese e raundit të tretë eliminator në Ligën Evropa, Mlada Boleslav – Shkëndija do të zhvillohet nesër në orën 19.00, sipas kohës lokale në Maqedoni, ndërsa do të drejtohet nga arbitri nga Uellsi Li Evans. /Sh. S. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia