close
Sport

LIGA EUROPA: SONTE NË SHKUP SHKËNDIJA – MLADA BOLESLLAV

133278647

Shkëndija e Tetovës në ndeshjen e sotme kundër skuadrës Mlada Bolesllav nga Çekia kërkon të hapë një faqe të re historike. Kuqezinët tetovare janë e vetmja ekipqë këtë verë ruajnë nderin e futbollit të Maqedonisë në skenën evropiane.

Ndeshja Shkëndija Mllada Bolesllav, në kuadër të raundit të tretë për kualifikim në Ligën Europa luhet sot në stadiumin arena Filipi Dytë në Shkup, me fillim në orën 20:00. Drejtësinë do ta ndajnë katërshja e arbitrave që vijnë nga Kazakistani, me në krye Artjom Kuqin.

Në qoftë se kuqezinjtë kalojnë këtë fazë do të ndeshen me ndonjë skuadër shumë të fortë siç është West Hami apo Evertoni që do të ishte qershia mbi tortë për futbollin e Maqedonisë. /Sh. S. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia