close
Sport

LIGA EUROPA: SONTE ZHVILLOHEN NDESHJET ÇEREKFINALE

A87311BF-5B82-4730-8FA3-FA99266C420A

TË GJITHA TAKIMET NISIN NË ORËN 21:00


Sonte në program janë ndeshjet e para çerekfinle të Liga Europa, ku  priten  ndeshje cilësore me shumë emocione e pse jo edhe befasi.

Ndeshje më tërheqëse pë shikuesit pa dyshim se ëashtë dueli mes  ekipit të Ajaksit dhe Romës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Johan Cruyff Arena “ në Amsterdam.

Roma do të ketë në dispozicion sulmuesin Edin Xheko për këtë përballje, me boshnjakun që arritur formën optimale fizike.

Në  mesin e tetë ekipve   të kualifikuara në çerekfinale të Liga Europa  anë edhe  dy  skuadra  angleze  për të cilat  mund  të thuhet  se  janë pretendente  për  këtë trofe. Kështuqë  Mançester Junajted  është mysafire e spanjollve  të  Grandadës në “Estadio Nuevo Los Cármenes “.  Nga ana tjetër Arsenali i Taulant Xhakës, në “Emirates Stadium” të Londrës përballet me Sllavia Pragë.

Në stadimin “Maksimir”të Zagrebit, Dinamo e Arijan Ademit, pasi që eliminoi Tottenahmin në të tetën e finales, sonte do të ketë edhe një duel të vështir ndaj  ekipit spanjoll të Vilarealit.

Të katër ndeshjet e sontme fillojnë në orën 21:00. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia