close
Sport

LIGA EUROPA: U HODHË SHORTI PËR RAUNDIN E PARË TË KUALIFIKIMEVE

SHORTI foto

Pasi që mbrëmë UEFA përcaktoi grupet për raundin e parë të kualifikimeve në Liga Evropa, sot në Nion të Zvicrës u bë tërheqja e shortit.

Tre skuadrat shiptare nga Maqedonia e Veriut që do të përfaqësojnë vendin në garat Evropiane Shkëndija, Renova dhe Shkupi në raundin e pare mësuan emrat e kundërshtareve të tyre për raundin e pare. Kështu që Shkëndija takohet me Sumgajt , ndërsa Shkupi takohet me Nefçin të dy këto nga Azerbajxhani, ndërsa Renova do të jetë mysafire e skuadrës nga Armenia e Alashkert. Tre skuadrat e Maqedonisë së veriut në raundin e pare janë mysafire

Sa i përket skuadrave nga Shqipëria , Kukësi përballet me Slavia të Sofias, Laçi kundër ekipit Keshla dhe Teuta e Durrësit kundër skuadrën e Beitar Jerusalem. Përfaqësuesja e Kosovës, Prishtina takohet me Union Titus Petange të Luksemburgut./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia