close
Sport

LIGA EVROPA: INCIDENTE NË LUKSEMBURG DHE STAMBOLL

Droni në Luksemburg

Pas dronit me një banderolë me simbolet shqiptare dhe mbishkrimin “Autochtonous” në stadiumin e Beogradit, që ndodhi në sfidën eliminatore e Euro 2016-ës mes Serbisë dhe Shqipërisë, një skenë e ngjajshme, është përsëritur mbrëm në Luksemburg, ku skuadra vendase Dudelanzhe luante përballë Qarabagut të Azarbejxhanit, sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës Evropa.

Një dron me flamurin e Armenisë është ulur në mesin e fushës, në minutën e 30’, menjëherë sapo Qarabag kishte shënuar golin e dytë, duke çuar rezultatin 0-2, teksa ky gjest u pa si provokim, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Për shkak të konfuzionit të krijuar, arbitri thirri të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes, ku pas 30 minutash pushim, u vendos që sfida të vazhdojë. Një tjetër episod jo edhe aq i këndshëm ka ndodhur edhe në Turqi, në ndeshjen midis Istanbul Bashakshehir dhe Borusa Menhengladbah.

Tifozët gjermanë përveç simboleve të klubit dhe disa transparenteve të tyre, në tribunën ku ishin vendosur kishin shfaqur edhe një kryq, gjë kjo që kishte irrituar tej mase tifozët vendas të Bashakshehir, por edhe policinë turke, që kishte ndërhyrë menjëherë për t’ua rrëmbyer të njëjtin.

Përveç kësaj, policia turke kishte arrestuar edhe dy tifozë gjermanë për kundërshtitë e tyre, e që kishin sjellë edhe momente tensioni. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia