close
Sport

LIGA EVROPA: KUALIFIKOHEN RABOTNIÇKI DHE KUKËSI

no thumb

Përfaqësuesi i vetëm i Maqedonisë në garat evropiane, Rabotniçki triumfoi ndaj skuadrës Jellgava 2 me 0 në ndeshjen kthyese në kuadër të Liga Evropës. Golat për Rabotniçkin i shënuan Ilioski në minutën e 6 dhe Sahiti në të 17-ën. Të kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi 1 me 0 në të mirë të Letonezëve. Pas ndeshjes trajneri i Rabotniçkit Igor Angellovski deklaroi: “Jam i kënaqur që shënuam edhe një sukses historik. Isha i sigurtë edhe para ndeshjes, dhe e patë çfarë futbollistë kam. Ky është sukses shumë i madh pa marrë parasysh se si luajtëm.” Ekipi  nga Shkupi në xhiron e tretë do të përballet me Trabzonsporin e Turqisë.

Skuadra shqiptare, Kukësi mundi Mladostin e Podgoricës si mysafirë me rezultat 4:2, dhe u  kualifikua për në xhiron e tretë të eliminatoreve për në Ligën Evropa, pasi ndeshja e parë pati përfunduar 1 me 0 në të mirë të Malazezëve.  Më meritori për këtë fitore të Kukësit ishte kroati Pero Pejiç, i cili shënoi dy gola në minutën e  19′ dhe 72′, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Santos 13′ dhe Bonfim 19′. Ndërkaq dy golat për Mladostin i realizuan Sçepanoviq dhe Altin Axhoviq. Në fazën tjetër ata do të ballafaqohen me Legian e Varshavës.

Vlen të ceket fakti se në disa fraksione të ndeshjes tifozët malazezë si edhe  shumë herë tjera treguan huliganizmin e tyre. /L.K/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia