close
Sport

LIGA EVROPA: LIRIM KASTRATI HESHTI MOSKËN NË MINUTËN E 91-të

4F3C6365-C051-448C-9574-377CB1AEE9B1

Në ndeshjen e pare  të Grupit  C, Legia Varshavës ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në grupet e Liga  Evropa pas  fitores  në Moskë, ndaj Spartakut,  me  një gol të vetëm  që e shënoi  Lirim Kastrati,  në minutën e pare të lojës shtesë  pas  asistit të një futbollisti  tjetër shqiptar Ernest Muçi.

Një dalje e bukur nga krahu për Muçin dhe një pasim për në qendër aty ku sulmuesi nuk e ka arritur por në shtyllën e dytë Kastrati ka qenë gati për ta finalizuar aksionin duke festuar më pas pikërisht me Muçin, që ka bërë edhe me shenjë gishti si heshtjeje, ndoshta sepse i vërshëllyer nga publiku rus.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia