close
BotaSport

LIGA EVROPA: SOT ZHVILLOHEN SFIDAT 1/16 SË FINALES

LIGA EVROPA

SFIDA KRYESORE NË GRUPIN C, NAPOLI – LEICESTER

 

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, sot do të kompletohet faza e 1/16 edhe në Europa Ligë, aty ku nuk mungojnë disa ndeshje vendimtare ku edhe do të përcaktohet fati i disa skuadrave.

Ndër sfidat kryesore do të jetë ajo ndërmjet Napolit dhe Leicesterit, e vlefshme për grupin C. Një pikë është diferenca ndërmjet dy ekipeve, me Leicesterin që e kryeson grupin me tetë pikë, kurse Napoli dhe Sparta Moskë ndajnë vendet dy dhe tre me nga shtatë pik.

Ballafaqim interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Lazio dhe Galatasarayt të cilat do të luftojnë për kreun e grupit E. Skuadra turke është e para me 11 pikë kurse ajo italiane e dyta me tetë pikë.

Grupi B sjellë sfidën interesante ndërmjet Real Sociedadit dhe PSV Einthovenit që po luftojnë për pozitën e dytë në grup për shkak se vendi i parë tashmë është i zënë nga Monaco. Tetë pikë i ka momentalisht skuadra holandeze, e ndjekur nga ajo spanjolle me gjashtë pikë./ Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia