close
Vendi

LIGJET E PËRZHINËS: ZBATIMI MË RI RËNDËSISHËM SE MIRATIMI

kuvendi-2-540×330

Plotësimet e Ligjit për Qeveri-në, MPB-në, Kodin zgjedhor, Kodin Penal, në ligjin për Shërbimet mediale audio dhe audiovizuale janë miratuar dhe kanë ngelur edhe disa punë të vogla teknike por të rëndësishme, pas të cilave liderët e katër partive politike, nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinës, më 31 gusht do të duhet vetëm të konstatojnë se më 11 dhjetor mund të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, kuptohet të drejta dhe demokratike.

Deri më 20 gusht duhet të formohet trupi ad-hoc për monitorimin e mediave, një trup i ri i përkohshëm i cili publikisht do të jap dhe do të propozojë dënime për mediat elektronike (televizione dhe portale), të cilat njëanshmërisht do të raportojnë gjatë 100 ditëve para zgjedhjeve. Për formimin e këtij trupi në vazhdim është thirrja e LSDM-së për propozimin publik të anëtarëve. Thirrja zgjat deri nesër. Deri më 20 gusht opozita duhet të propozojë edhe kryeredaktorin e programit informative të MTV. Sipas rregullave ligjore, ky trup duhet të jetë formuar më së voni 30 ditë pas arritjes së marrëveshjes, përkatësisht deri më 20 gusht.

Më 24 gusht Parlamenti do ta mbajë seancën e pare, për kur është caktuar edhe rishikimi i Ligjit për reklamimin e institucioneve qeveritare, një projekt i ri ligjor, sjellja e së cilit përsëri pritet të lihet pas zgjedhjeve.

Deri më 19 gusht Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta përfundojnë pastrimin e Listës Zgjedhore dhe të dihet se sa prej 39. 502 të votuesve të kontestuar do të ngelin në listë, e cilët do të fshihen. Deri më tani, paraqitja individuale e qytetarëve të kësaj liste po ecën shumë ngadalë.

Më 31 gusht është dakorduar që të ketë edhe takim ndërmjetë katër liderve të partive politike të cilët duhet të tregojnë se më në fund janë krijuar të gjitha parakushtet që zgjedhjet e pakohshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor.Qeveria teknike që do t’Ii organizoi këto zgjedhje duhet të votohet në Parlament më së voni deri më 11 shtator. Deri atëherë, LSDM-ja duhet përsëri të ketë dy ministra në MPB dhe ministinë për Punë dhe Politikë sociale dhe dy zëvendës ministra, për Financa dhe Bujqësi.

Nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes, Parlamenti duhet të shpërndahet më 10 tetor, përderisa zgjedhjet do të caktohen më 11 dhjetor. /TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia