close
Top LajmeVendi

LIGJI I GJUHËVE: AGJENCIA HAP KONKURS PËR PUNËSIM

Qeveria-mkd

Ligji për përdorimin e gjuhëve pas gjashtë muajve nga hyrja në fuqi, është duke i përmbushur detyrimet me të cilat parashihet themelimi dhe funksionalizimi i institucioneve kompetente për zbatim dhe mbikëqyrje të shfrytëzimit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Agjencia ka hapur konkurs për punësim të 13-të personave, e kurse Qeveria e ka miratuar Ligjin për formimin e Inspektoratit.

Në konkursin e Agjencisë kërkohet një këshilltar për përkthim dhe lektorim – me rrogë prej 37.968 denarë, këshilltar për marrëdhënie me Qeverinë – me rrogë prej 37.968 denarë, udhëheqës i zyrës së drejtorit – me rrogë prej 36,930 denarë, udhëheqës të planifikimit të brendshëm – me rrogë prej 36,930 denarë dhe zyrtarë për ndjekje të zbatimit të gjuhës që e flasin më së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe).

Në seancën e 147-të të Qeverisë është verifikuar propozim-Ligji për themelimin e Inspektoratit Shtetëror për Përdorimin e Gjuhëve. “Është verifikuar propozim-Ligji për Inspektoratin Shtetëror për Përdorimin e Gjuhëve me të cilin garantohet barazia, njësojshmëria dhe paanshmëria gjatë kontrollit inspektues si dhe zbatim të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia