close
Vendi

LIGJI I GJUHËVE NË VEND NUMËRO

119449995_10164029879100534_6337091801492483225_o

MARIÇIQ: QEVERIA AKOMA NUK I KA SHQYRTUAR VËRREJTJET E KOMISIONIT TË VENEDIKUT, PRITET FORMIM I GRUPIT PUNUES


Ligji për përdorimin e gjuhëve akoma në vend numëro, qeveria nuk I ka shqyrtuar vërejtjet e Komisionit të Venedikut dhe as nuk ka vendosur se si do të implementohet ai. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq paralajmëroi formimin e një grupi punues dhe shqyrtimin e vërejtjeve të Komisionit në periudhën në vazhdim.

Parimisht ne gjithmonë si qeveri I kemi respektuar rekomandimet e komisionit të Venedikut, konkretisht për këtë ligj, e dini se Qeveria me vetëiniciativë e dorëzoi në shqyrtim, i mori vërejtjet, akoma nuk e kemi shqyrtuar në nivel të Qeverisë e as nuk kemi vendosur se si do të implementohet dhe në çfarë periudhe kohore. Mendoj se në periudhën në vazhdim do ta shqyrtojmë, me siguri do të duhet të formojmë një lloj grupi punues që do të duhet detalisht të kalojë nëpër vërejtjet apo komentet e Komisionit të Venedikut, por për çfarëdo rasti do të ju njoftojmë në kohë kur do të ketë process aktiv për këtë çështje. tha Ministri i Drejtësisë – Bojan Mariçiq /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia