close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR GJUHËT: VMRO-ja KËRKOI TË HIQET FLAMURI EVROPIAN

no thumb

 Arsyeja, mënyra anti-kushtetuese


 

Në komisionin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë sot nisi shqyrtimi i Propozim Ligjit të ri për Gjuhët.  Deputet e VMRO-DPMNE-së kërkuan që të tërhiqet flamuri i Bashkimit Evropian për shkak se sipas tyre përshpejtohet sjellja e ligjit i cili është jo-kushtetues. Ky propozim u refuzua nga shumica e anëtarëve të Komisionit parlamentar për çështje evropiane, raporton Art Channel.

Ilija Dimovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së duke ju drejtuar kolegëve të tij tha se me këtë veprim shkelet procedura për shkak se për  Ligjin për Përdorim të Gjuhëve në radhë të parë duhet të debatohet në Komisionin për sistem politik, ku do të ishin të ftuar, profesor nga fusha e arsimit, së drejtës, me qëllim që ligji t’i kënaq interesat e të gjitha bashkësive etnike, por edhe kjo kërkesë nuk u pranua nga ana e Komisionit. Bashkëpartiaku i Dimovskit, Milloshovski si koordinator i grupit parlamentar i përsëriti qëndrimet e tija se propozim-ligji për të cilin bisedohet është në fakt marrëveshje politike e koalicionit qeveritar dhe se pa argument sillet me procedurë të përshpejtuar.

“Në rast se do të ishte në rregull nuk do të debatoj me anë të flamurit evropian, por do të sillej me procedurë të rregullt. A i thirrët në debat që të japin mendimin e tyre, Simona Grujovska-Maxhovska ose Aleksandra Gjurkova nga Instituti për gjuhë maqedone. A i thirrët që për këtë propozim- ligj të japin mendimin e tyre, profesorët, Siljanovska, Qulavkova, Vankovska.”

Me replikë u paraqit deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi i cili ju drejtua në gjuhën maqedonase Milloshovskit duke i potencuar se nuk i pengon gjuha maqedonase sic i pengon Milloshkovskit gjuha shqipe për shkak të sistemit të vlerës që e ka.

“Përdorimi i gjuhës shqipe me anë të këtij ligji, nuk është kundër gjuhës maqedonase, por ju ndihmon shqiptarëve që t’i realizojnë të drejtat e garantuara”

Me ligjin parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët ushtrojnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi i saj. /V. D. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia