close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR MARRËDHËNIE PUNE I PAQARTË PËR NJË PJESË TË SEKTORIT PRIVAT

Branko-Azeski

AZESKI: NUK DO TË KETË EFEKT DHE DO TË TËRHIQET


 

Ndryshimet e reja në ligjin për marrëdhënie pune, me të cilat e diela bëhet ditë jopune, kanë krijuar paqartësi te një pjesë e sektorit privat. Pronarë të bizneseve shprehën paqartësitë e tyre rreth këtij ligji, duke thënë se nuk e din ende se si duhet vepruar . Ata nuk pranuan që të prononcohen para kamerave,të televizionit KlanM. megjithatë thanë se do të realizojnë takim në ministri, për t’u informuar në mënyrë më të detajuar në lidhje me ligjin.

Paqartësi në lidhje me ligjin kanë shprehur edhe nga Konfederata e organizatave sindikale e Maqedonisë raporton KlanM. Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se, së shpejti do të shihet se ky ligj nuk ka efekte dhe do të tërhiqet. Po ashtu, kërkojnë nga Qeveria edhe një takim me të gjitha palët e prekura.

Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike

“Mendoj se nuk do të kontribuojë. Së shpejti kjo do të shihet se nuk ka efekte dhe të tërhiqet. Edhe pse qeveria u mundua me manevër të përjashtojë kategori të caktuara. Ne vlerësojmë se ajo është kategoria e tregut dhe duhet të sillemi ashtu ndaj gjithë kategorive të tregut. Mendoj se qeveria nuk dëshiroi ta dëgjojë deri në fund këtë. U përcaktua ta bëjë këtë, nuk e di për çfarë arsye. Dhe mendoj se nuk do të kontribuojë. Shpejt pas kësaj do të shihet se nuk ka efekte dhe do të tërhiqet”.

Ndryshimet e reja të ligjit për marrëdhënie pune, përfshin 92% të të punësuarve. Inspektorati Shtetëror i Punës dje ka kryer mbikëqyrje nëpër rajone për të ndjekur nëse respektohen dispozitat ligjore, megjithatë deri më tani nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur shkelje./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia