close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR POKURORINË E RE: BDI DO TË PROPOZOJË DY NDRYSHIME

Screenshot_6

Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrimmbështet iniciativën për formim të Prokurorisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, zvkryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani njoftoi se kjo parti të propozojë dy ndryshime të Ligjit për Prokurori Publike. Ndërkaq, Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski propozon që ish-kreu i Gjykatës Penale i pezulluar Vlladimir Pançevski të drejtojë prokurorinë e re.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherë edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani njoftoi se Bashkimi Demokratik për Integrim do të propozojë dy ndryshime të Ligjit për Prokurori Publike. Osmani njoftoi se bëhet fjalë për këto ndryshime:  Harmonizim i Ligjit të Prokurorisë Publike me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Përzgjedhja e kuadrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë (Prokuroria Speciale Publike në shkrirje) të bëhet nëpërmjet votimit të “badenterit” në Kuvendin e RMV-së.

“BDI mbështet iniciativën për formim të Prokurorisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit të lartë, sepse duhet të ketë institucion që do të merret me korrupsion të lartë dhe se tjetra është se duhet të vazhdohet ajo që qe nisur nga PSP-ja. Pjesa tjetra është çështje kompromisi. Ne si BDI e kemi miratuar këtë ligj, duke u bazuar në këto dy postulate. Por për shkak të afateve, ne e lëshuam në atë formë Ligjin nga Qeveria, por e lamë të hapur mundësinë, që ose deputetët e BDI-së, ose në ditët në vijim, ose nëse e vlerësojmë se Ligji është më praktike të sillet në Qeveri që të shtohen edhe dy përcaktime. Një është çështja e harmonizimit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe e dyta është çështja e badenterit në përzgjedhjen e kuadrit të kësaj prokurorie”, tha Osmani.

Ndërkaq, kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski propozon që ish- kreu i Gjykatës Penale i pezulluar Vlladimir Pançevski të drejtojë prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë. Në një intervistë për Sitel, Mickoski thotë se ekipi i Prokurorisë Speciale nuk ka kredibilitet që të integrohet në Prokurorinë e Re.

“I ashtuquajturi përfaqësues i prokurorisë, prokurorisë Ruskoska, ajo është njëjtë sikurse ne tani të propozojmë njeri i cili me të vërtetë ka reputacion, kredibilitet i cili është zgjedhur vite të tëra se është më i mirë në mesin e njerëzve që janë përfaqësues të asaj fushe, ai është Vlladimir Pançevski përse të mos mendohet dhe për këtë ide. Përse mos ta zgjedhim atë. Përse të mos jetë ai personi që do ta udhëheq atë Prokurori të re”, tha Mickoski.

Përndryshe, përzgjedhja e kuadrit të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë nëpërmjet badenterit është një vendim ndryshe nga propozim – ligji që u publikua nga kryeministri Zoran Zaev. Ai parashihte që pjesëtarët e kësaj Prokurorie të përzgjidhen nga Këshilli i Prokurorëve. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia