close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR PP-në KALON NË KOMISIONIN PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Screenshot_7

Pushteti i kënaqur, opozitës shqiptare nuk i pranohet amendamenti


Komisioni për çështje evropiane nuk i pranoi amendamentet e deputetit Pançe Minov dhe të Syria Rashidi që kishin të bëjnë me nenin 110 të ligjit, që ka të bëjë me përdorimin  e materialeve të përgjuara.

‘Amendamenti nuk pranohet për fat të keq. Pjesa më e madhe e amendamenteve ose kërkesave tona u pranuan dhe u inkorporuan në ligj. Mirëpo propozimi final i ligjit ndryshoi, sidomos neni 110 dhe dilema që kemi pas ne, ka qenë se mos vallë me këtë ndryshim tentohet një lloje amnistie të krimit dhe të kriminelëve.’- thonë nga Komisioni për Çështje Evropiane.

Më lehtë kaloi ligji për Këshillin e prokurorëve publik. Për këtë ligj nuk pati asnjë amendament të dorëzuar, por pati debat që u nxit nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet zëri i ish-kryeministrit, Zoran Zaev se si flet për Bojan Jovanovskin.

‘ZZ: I duhen para në atë televizion…
ZZ: I duhen para për televizionin dhe po bën disa kombinime
ZZ: E pyeta: Boki be, prej ku i more paratë për televizionin? Më thotë që i ka marrë nga një tip prej Kroacisë dhe nga Cile (Siljan Micevski) para që i ka marrë atë kohë nga shtëpitë e pleqve, nëse e di…
Z: Ne disa herë i kemi ndihmuar me televizionin, kryesisht për marketing, që t’i ndihmojmë, por kjo ishte më herët, diku në tetor, nëntor.’ -transkript audio-incizimi.

‘Unë personalisht i bëj thirrje Prokurorisë Publike, që nëse ka  prova, indicie për krime të bëra, të nis procedura dhe t’i procedojë. Unë mendoj se adresa e vërtetë nëse keni prova të tilla është Prokuroria Publike, dhe shpresoj se edhe ju do të veproni nëse besoni në atë që sot e prezantuat.’ –shprehet Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

I gjithë mozaiku nuk do të mundej të jetë i kompletuar, pa u lavdëruar edhe partneri shqiptar i koalicionit.

Ligji i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, i cili duhet ta thërrasë seancën. E pritet që ai ta thërret të njëjtën kur të sigurohet se shumica i ka 80 votat e nevojshme për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike si dhe të ligjit për Këshillin e prokurorëve. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia