close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR PROKURORI NË KOMISIONIN PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Screenshot_6

Zaev: VMRO DPMNE po u bën presion deputeteve që mos të votojnë


Pasi mbrëmë vonë u votua nevoja për sjelljen e Ligjit për Prokurori Publike me procedurë të shpejtë, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane sot e thirri seancën. E ajo vazhdoi njësoj si mbrëmë, me akuza dhe kundër akuza të palëve.

“Përse po shpejtohet me këtë ligj? Edhe mbrëmë e thashë në konferencë për media, por edhe sot do ta them… Personi me iniciale Z.Z. , nga ulëset e gjykatës u ul në kolltukun e kryeministrit, e është i vetëdijshëm se më nuk do të mund të kthehet në atë kolltuk dhe frikësohet mos të kthehet sërish në ulëset e gjykatës dhe për këtë shkak po shpejtohet qeveria.”-tha Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.

Ish-kryeministri Zoran Zaev, tha para se të hyjë në procedurë ligji, e ka marrë fjalën nga 80 deputet se do të votohet, por shtoi se e vërteta do të shihet në ditën e votimit. Ai nuk e la pa iu përgjigjur edhe opozitës, madje tha se po i bëhet presion deputeteve që mos ta votojnë ligjin.

“Kryesia e VMRO DPMNE-së, një pjesë e tyre edhe të dyshuar ose të akuzuar po bëjnë presion ndaj deputeteve. Ekspertë? Zoti Mickoski ka mundur deri më tani t’i angazhojë të gjithë ekspertët vendorë dhe të huaj që të hartohet propozim-ligji. Dilnin në konferenca për media dhe thonin se nesër, pasnesër do ta dorëzojnë ligjin… Ku është ligji? A duhet unë të shpjegoj përse kjo po bëhet? A nuk është e qartë? Ikja nga përgjegjësia dhe asgjë më shumë.” –deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

Përveç përplasjeve politike, deputetet do të duhet të merren edhe me përmbajtjen. Kjo për shkak se deputeti i Aleancës për shqiptarët ka parashtruar amendament, nenin 110 i cili ka të bëjë me përdorimin e materialeve të përgjuara në procedura para-hetimore, hetimore si dhe në procedura gjyqësore si prova. E për të njëjtin nen të ligjit, amendament ka parashtruar edhe deputeti, Panço Minov. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia