close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR PROKURORINË PUBLIKE NESËR NË KUVEND  

Screenshot_5

Pushteti kërkon mbështetje, opozita po analizon


VMRO DPMNE dhe Mickoski të tregojnë përgjegjësi për shtetin dhe  ta përkrahin Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike.  Zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostadinov, tha se pikërisht propozim i opozitës ka qenë për PPS të integrohen në Prokurorinë Themelore, e sa i përket Ruskoskës, ai tha që nuk është propozim i politikës, por është në krye të Prokurorisë për krim të organizuar, dhe do të vazhdoj të udhëheq me këtë institucion, sepse ka mandat.

“Propozim del nga situata faktike… Në këtë moment, Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, funksionon dhe është e zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve zonja Vilma Ruskoska dhe prej këtu buron propozimi që ajo ta udhëheq institucioni për përndjekje të korrupsionit të lartë dhe krim të organizuar.” –tha Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.

Opozita ende po analizon ligjin. Sa i përket emrit konkret që u propozua për ta udhëhequr institucionin e ri përndjekjes, për VMRO DPMNE-në, nuk është assesi i pranueshëm emri i Vilma Ruskoskës.
Zëdhënësi Arsoski, tha se ajo është nën kontrolle të drejtpërdrejtë të Zoran Zaevit. Kryeministri porositë, Ruskoska akuzon, Kacarska të dënon, tha ai.

“Ende po bëhen analiza, gjatë ditës së nesërme, ose kurdo që të përfundojë analiza do të dalim me vërejtje konkrete. Në lidhje me propozimet tjera, tanimë i kemi thënë, sa i përket Vilma Ruskoskës, ajo është e papranueshme për ne sepse ajo është në lidhje të drejtpërdrejtë me Zoran Zaevin.” -deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së.

E me tekstin e ligjit në parim pajtohet edhe partneri shqiptar i koalicionit, BDI-ja, por jo edhe me emrin e propozuar.

Me ligjin varroset përfundimisht Prokuroria Speciale thonë nga Lëvizja Besa. Për ata ligji është i papranueshëm, por deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme janë të gatshëm të bashkëpunojnë për çdo çështje që është në kuadër të reformave të kërkuara.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk u prononcuan për media. Thanë se janë në fazë të analizimit të ligjit, dhe se do të dalin me qëndrim ditëve në vazhdim. Qeveria pritet që propozim-ligjin ta dorëzoj në Kuvend, kurse ai iu dorëzua ditë më parë të gjitha partive dhe mediave. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia