close
Top LajmeVendi

LIGJI PËR TREGJET: ODA EKONOMIKE KËRKON HEQJEN E RREGULLORES SË RE

Screenshot_1

Ligji i ri nuk ofron zgjidhje


Vetëm dhjetë ditë prej se hyri në fuqi Ligji për tregti në Tregjet e gjelbërta, Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon anulimin apo shfuqizimin e rregullativës së re që imponon licensa dhe kufizime tjera për tregtarët.

Organizatorë të Tregjeve të gjelbërta dhe anëtarë të Odës Ekonomike, një grupi të deputetëve në Kuvend u kanë vënë në dukje se Ligji i ri i miratuar në parlament, nuk ofron zgjidhje, por përkundrazi do ta zvogëlojë punën për 30 deri 50% nëpër tregjet.

 “Vlerësimet që janë bërë thonë se gjatë ekzistimit të së paku 20 mijë qiraxhinjëve, kurse operohet me shfifra nga 25 deri në 30 mijë, më shumë se 1.5 milion euro do të harxhohen nga xhepi i qiraxhinjëve.”-thonë një zëri Organizatorët e Tregjeve të gjelbërta dhe anëtarët e Odës Ekonomike.

Oda Ekonomike është e shqetësuar se Ligji, sipas të cilit, në tregjet e gjelbërta nuk mund të shesin persona me burime tjera të të ardhurave, sikurse pensionistët dhe se duhet të paguhet licensë për çdo tezgë, cënon ekzistencën e mijëra njerëzve. Për këtë shkak kërkohet anulimi ose shfuqizimi i plotë i rregullores së re, që sipas autoriteteve duhet të vendos rregull në tregtinë dhe në shifrat e punësimeve. Ndërkohë, organizatorët e tregjeve, anëtarë të Odës, nuk do të lidhin marrëveshje të reja për marrjen me qira të tezgave.

“U dakorduan dhe konstatuan se nuk do të lidhin marrëveshje të reja për qira derisa nuk gjendet një zgjidhje për problemin me të cilin ballafaqohen tregtarët” –thonë nga Oda Ekonomike.

Tregtarët nëpër tregjet e gjelbërta, me të cilët kontaktuam këtyre ditëve, thonë se janë të zhgënjyer. Janë të ekspozuar ndaj harxhimeve shtesë për nxjerrjen e licensave, me çmim prej 60 euro për një tezgë dhe 40 euro plotësuese për të tjerat.

Ligji për tregti në tregjet e gjelbërta, që hyri në fuqi më 1 Janar, me propozim të një grupi të deputetëve, mes tjerash ndalon shitjen e tekstilit dhe produkteve tjera joushqimore. Përveç shitësve, ky ligj do t’i godasë edhe konsumatorët, të cilët për t’u furnizuar me veshmbathje më të lira, syze, hekurishte dhe pajisje për fëmijë rregullisht, në vend të shitoreve janë drejtuar nëpër tregjet e gjelbërta gjithandej Maqedonisë.  /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia