“Ligji të jetë i barabartë për të gjithë”, Kim jep mesazhin: Le t’i japim fund korrupsionit

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën e parë Kombëtare Anti-Korrupsion tha se salla e mbushur plot, nënkupton se qeveria dhe Shqipëria është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

Yuri Kim: Më duhet të hamendësoj nga salla e mbushur plot këtu, që nënkupton që qeveria e Shqipëria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejlakalon përkushtimin e mëparshëm. Lufta kundër korrupsionin nga përvoja jonë, jo se ne nuk kemi korrupsion dhe kemi të drejtë t’u japim një mësim të gjithëve, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në histori se çdo të thotë kur nuk lufton korrupsionin. Ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur e pasur, ne duam që Shqipëria të jetë përherë e më tej një partner dhe jo një problem. Ju duhet ta udhëhiqni luftën. Shpeshherë kur flas me njerëz dëgjoj njerëz që thonë se vetëm ju mund ta bëni këtë. Dua të them se ju mund ta bëni. Ne do të jemi me ju, ndonjëherë do të ju shtyjmë, ndonjëherë ne do të jemi të lodhur. Ky është thelbi i miqësisë, ne do të jemi së bashku. Ju keni kaluar në këtë çast, ju jeni anëtar i NATO, ju jeni në prag të BE, ju do të jeni një ditë anëtar i BE. Shqipëria ka bërë të gjithë punën e nevojshme për të qenë anëtare e BE. Tani, që nga 1 Janari ju jeni anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB. Ju vendosni për çështjet më të rëndësishme të botës. Shqipëria ka vlerë, ka peshë, ju jeni në një nivel tjetër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në një paralelizëm me SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë korrupsion, por kanë qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre dhe një kontekst shtetëror që e bën të turpërueshëm korrupsionin.

Yuri Kim: Edhe ne kemi korrupsion, kemi ligje dhe kemi një kontekst shtetëror që e bën të turpërueshme që je i përfshirë në një korrupsion, ku të pushtetshimit të kërkojnë avanatazhin e të dobëtit. Ne kemi një sistem ligjesh të cilët priten të zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë. Kemi qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre.

Në fund të fjalës së saj në këtë konferencë, ambasadorja Yuri Kim ka thënë se ka ardhur koha që ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është mbi ligjin.

Yuri Kim: Ka ardhur koha që ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Nëse dikush thyen ligjin, do të paguajë çmimin. Një vend me potencial si Shqipëria duhet të ketë një mundësi të veçantë. Le t’i japim fund korrupsionit. Do të ketë kohë kur mund të pengohemi, por ta ngremë njëri-tjetrin dhe SHBA dëshirojnë të bëjnë përpara me ju./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share