close
LifeStyle

“LINDA FËMIJËN MË TË VOGËL NË BRITANI, KËMBA E SAJ ËSHTË MË E VOGËL SE GISHTI IM I MADH”

oki-foto-kryesore

Një nënë adoleshente ka sjellë në jetë fëmijën më të vogël në Mbretërinë e Bashkuar me këmbën e saj jo më të madhe se gishti i saj i madh.

Foshnja e Ellie Paton, Hannah Stibbles, peshonte vetëm 325 gramë kur lindi para kohe duke ardhur në jetë tre muaj e gjysmë përpara datës së saj të lindjes. Ellie-s iu tha se Hannah e vogël mund të mos mbijetonte.

Por Hannah ishte mjaft e fortë për të marrë frymë vetë dhe ngadalë po rrit forcën dhe po shton peshë. Ellie dhe partneri Brandon Stibbles, 21 vjeç, thanë se Hannah është “gjëja më e mirë që u ka ndodhur ndonjëherë” dhe ata mezi presin të shkojnë me vajzën në shtëpinë e tyre në Newmilns, Ayrshire, Skoci.

Ellie u diagnostikua me pre-eklampsi – presion i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë që nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë lindje të parakohshme ose do të thotë se fëmija nuk rritet siç pritej në mitër, por fatmirësisht ajo dhe fëmija e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia