close
Vendi

“LISTAT E ZEZA”: VMRO PUBLIKON MESAZHE TJERA, MPB PËRGËNJESHTRON

dragan25102021

VMRO-DPMNE-ja ka publikuar mesazhe të reja, për të cilët thotë se paraqesin dëshmi të qarta e Zoran Zaevi dhe Oliver Spasovski dhe grupi që përbëhet prej mbi 40 policë, në fushatën zgjedhore në Prilep ka përpiluar “lista të zeza” të makinave që duhet të mënjanohen nga trafiku, të ndiqen fizikisht dhe se janë dhënë urdhëra për të sajuar aksidente dhe kanë bërë lista për votime.

DRAGAN KOVAÇKI – VMRO-DPMNE

“Në vend që në emër të ligjit ata kanë vepruar në emër të partisë në pushtet. Një formacion I këtillë parapolicor ka bërë keqpërdorime brutale, kurse përvec udhëheqësisë dhe komandantëve të policisë së Prilepit, në të kanë marrë pjesë edhe njerëz të afërt të Oliver Spasovskit”

Nga VMRO-DPMNE presin hetime dhe akuza konkrete, në të kundërtën sic thanë pas ndryshimit të pushtetit apo sic e quajnë ata “lirimit të sistemit” do të përgjigjen pjesëmarrësit në këto aktivitete, por edhe ata që kanë penguar hetimet.

MPB-ja në mënyrë kategorike I ka hedhur poshtë, sic I quan, të pavërtetat që për të dytën ditë me radhë po I përhap VMRO-DPMNE-ja.

MPB

“Përsërisim se në opinion nuk është publikuar asnjë dëshmi se kjo është dakorduar, e as që MPB-ja në çfarëdo mënyre është pjesë e një operacioni të këtillë të pretenduar, e as që kjo realisht ka ndodhur. Në MPB nuk është krijuar një grup i tillë në Viber dhe se aktivitetet e MPB-së në Prilep dhe qytetet tjera nuk koordinohen përmes grupeve të Viberit”

Ministria e Brendshme thotë se më 17 Tetor në Prilep asnjë makinë nuk është dërguar për kontroll teknik e as që janë shqiptuar sanksione për shkjelje trafiku. MPB-ja, sic thuhet në komunikatë ka filluar hetimet e brendshme për të konstatuar faktet./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia