close
Sport

Liverpool vendos kushte sponsorit kryesor “Standard Chartered”

AA84671F-600B-4A96-A56B-3F11E67E1281

Ndonëse bashkëpunimi i tyre zgjat prej shumë vitesh, Liverpuli ka vendosur që të kalojë në kundërsulm kundrejt sponsorit kryesor, “Standard Chartered”.

Banka angleze, e cila mbulon pjesën kryesore të fanellës së të kuqve, ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm (30 qershor 2023) me klubin nga “Anfield Road”, nga e cila Liverpuli arkëton 47 milionë euro neto në sezon.

Por kjo shifër për skuadrën e cila të martën arriti finalen e saj të tretë të Ligës së Kampioneve në pesë sezonet e fundit duket shumë e vogël, krahasuar me 70 milionët që arkëton Reali i Madridit nga “Fly Emirates”, apo edhe Mançester Siti nga “Etihad”.

Prandaj, kërkesa e parë e Liverpulit ka qenë dyfishimi i saj, 90 milionë euro, ose palët do të përshëndeten.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia