close
Bota

LIZ TRUSS ËSHTË MINISTRJA E RE E BREXIT

liz trus

Truss do të zëvendesojë aleatin e besuar të Kryeministrit Boris Johnson

Pasi ministri britanik i Brexit David Frost dha dorëheqjen, një personazh i njohur në skenën politike britanike pritet ta zëvëndësojë atë.

Në vend të Frost do të jetë ministrja e Jashtme Liz Truss e cila gëzon mjaft popullaritet në Partinë Konservatore të Kryeministrit Boris Johnson. Ajo ka shërbyer më parë si ministre e Tregtisë dhe vetëm në muajin Shtator mori detyrën e re.

Liz Truss do të marrë përgjegjësinë ministrore për marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Europian dhe do të udhëheqë negociatat në vazhdim për të zgjidhur problemet që dalin nga zbatimi i Protokollit të Irlandës së Veriut“, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Boris Johnson.

Sipas “Mail On Sunday”, negociatori i Brexit David Frost  ishte i zhgënjyer me politikat e qeverisë të drejtuar nga Johnson . Thuhet se masat e ashpra të Covid-19 përfshirë pasaportën shëndetësore e nxitën për të marrë atë vendim.

Johnson, po përballet aktualisht  me mjaft sfida në pozicionin e tij si Kryeministër i Britanisë së Madhe. Rebelimi i njëqind deputetëve në parlament dhe skandalet rreth festave nga zyrtarë të ndryshëm qeveritarë në disa dikastere kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tij.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia