Liz Truss merr mbështetjen e konservatorëve

Prokurorja e Përgjithshme e Anglisë ka dhënë mbështetjen e saj për sekretaren e Jashtme Liz Truss për të qenë udhëheqësja e ardhshme e konservatorëve, pasi u eliminua nga gara për të qenë kryeministre e ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ish-kancelari Rishi Sunak doli i pari në raundin e fundit të votimit, ministrja për Tregtinë në Britani, Penny Mordaunt doli e dyta dhe Truss e treta. Liz Truss ka kërkuar të marrë mbështetje nga e djathta e partisë në një përpjekje për të kaluar të dyja raundet e votimit.

Tom Tugendhat është kandidati i pestë në garë, ku deputetët konservatorë do të zvogëlojnë në dy kandidatët përmes një serie votash, përpara se një votim postar i anëtarëve të Partisë Konservatore të vendosë fituesin.

Pesë kandidatët do të marrin pjesë në debate në disa televizione ku do të paraqesin planet e tyre dhe mënyrën e qeverisjes për Britaninë. Prokurorja e Përgjithshme, Braverman e kishte quajtur veten si e vetmja kandidate “autentike” për çështjen e Brexit. Ajo më herët dha dorëheqjen e saj si ministre e Brexit nën Theresa May.

Liz Truss shihet nga një grup konservatorësh si kandidatja më e mirë për të përmbushur premtimet për Brexit” dhe do të mbante një vijë të fortë për migrimin e paligjshëm, lirinë e fjalës dhe uljen e taksave. Raundi tjetër i votimit, kur eliminohet kandidati me më pak vota, zhvillohet të hënën. Rezultati përfundimtar do të shpallet më 5 shtator, kur Boris Johnson do të largohet nga detyra.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share