close
Sport

LK: Barazim “heroik” i FC Shkupit në Maksimir

293814934_472473921547406_6934876965096438259_n

NDESHJA KTHYESE NË SHKUP MË 26 KORRIK

 Kampioni I Maqedonisë së Veriut FC Shkupi nxori  rezultat të shkëlqyeshëm, në ndeshjen  e parë të raundit të dytë kualifikues  për Ligën e Kampionëve , në transfertë kundër  Dinamos  në Zagreb.

Trajneri I Dinamos, Ante Çaçiq, pas këtij barazimi me Shkupin është në shënjestër të kritikave të mëdha nga opinioni sportiv kroat. Ai tha se ndeshja e revanshit do ta përcaktojë fituesin e përgjithshëm.

“Ndeshje kundër ekipit për të cilën të gjithë pretendoninm se janë autsajderë, por u dëshmua se janë ekip e fortë. Edhepse e dinim mënyrën se si ata funksionojnë, për fat të keq ndeshja përfundoi me barazim. Revanshi në Shkup do të vendos se cila skuadër kalon më tutje”, deklaroi Ante Çaçiq, trajner i Dinamo Zagreb.

Kapiteni I skuadrës vendase Arijan Ademi  tha se nuk e kanë  nënvlerësuar në asnjë mënyrë ekipin kundërshtar. Ai bën thirrje që të harrohet ndeshja e së martës dhe ekipi të koncentrohet për ndeshjen e kthimit.

Sigurisht se nuk ka shumë gjëra pozitive bazuar në rastet, golat dhe lojën. Thjesht duhet  të shikojmë para, të jemi  të koncentruar dhe gjithcka do të jetë në rregull”, deklaroi Arijan Ademi Kapiten i NK Dinmao.

Trajneri i Shkupit, Goce Sedloski nuk e ka fshehur kënaqësinë për barazimin 2-2 me Dinamon e Zagrebit por është I vetëdijshëm  se ka edhe 90 minuta lojë dhe gjithçka është e hapur .

Ndërkohë, mediat kroate njoftojnë se tifo grupet “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys” në një moment të ndeshjes, në mënyrë të sinkronizuar, kanë dërguar mesazhe ofenduese drejt serbëve. Për këtë shkak, sic njoftohet, delegati I ka evidentuar këto brohoritje të dy tifo-grupeve dhe ka shumë gjasa që UEFA t`u shqiptojë dënime dy klubeve.

Ndeshja  kthyese  Shkupi – Dinamo do të zhvillohet më 26 korrik  në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 21:00./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia